Të rinjtë e AAK-së: O gjarpër i zi, me kufi mos bon tregti (Foto)

Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në kundërshtim të procesit të demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, të martën kanë vënë grafite në rrethojat e objektit të Qeverisë së Kosovës me mbishkrimet “O gjarpër i zi me kufi mos bon tregti”, “O minak toka jonë është larë me gjak” dhe “Oj Dudi a ki kufi”.

Ata përmes këtij aksioni kanë shprehur mospajtimin e tyre për procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, proces ky të cilin e quajtën të dëmshëm për Kosovën.

Të rinjtë e AAK-së kanë thënë se kjo është një iniciativë e qëlluar e cila duhet të vazhdoj deri në ndaljen e procesit, që sipas tyre, është jo i drejtë për Kosovën sepse po tentohet që një territor shumë i madh t’i merret nga Mali i Zi.

Sipas tyre, qeveritarët duhet ta kuptojnë që nuk po veprojnë mirë dhe duhet sa ma shpejt ta ndalin këtë proces me të cilin po i bëjnë keq Kosovës.

“Ne kërkojmë që të merren parasysh kërkesat tona, për arsye se çështja e demarkacionit për të mirën e Malit të Zi dhe Asociacioni i komunave serbe përbëjnë një problem të madh për ne. Kërkojmë nga kryeministri dhe presidentja që të na marrin parasysh sepse kjo është një çështje nacionale e cila na prek të gjithëve dhe ne jemi të ofenduar që nuk po merremi parasysh”, ka thënë Diellza Hoti, përfaqësuese e të rinjve të AAK-së.

Ajo ka theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, ata do të vazhdojnë të ngrisin zërin në kundërshtim të këtij procesi.

Rikujtojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili që nga fillimi po kundërshton zëshëm procesin e demarkacionit me Malin e Zi, të hënën ka vizituar disa fshatra të Rugovës ku ka zhvilluar takime me banorët e kësaj ane, tokat e të cilëve po rrezikohen nga ky proces.

Haradinaj tha gjatë takimit se nuk e njeh këtë kufi të vendosur nga ana malazeze, duke apeluar që marrëveshja për demarkacionin të mos nënshkruhet. /KosovaLive/

O gjarper i zi me kufi mos bon tregti1

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit