14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Promovohet libri “Rruga e lirisë” i Gëzim Ajgerajt

Libri “Rruga e lirisë” i autorit Gëzim Ajgeri është promovuar në Prizren. Libri është realizuar përmes intervistës me ish-komandantin e UÇK-së, Zafir Berishën.

Recensenti i librit, Jakup Krasniqi tha se ky libër është një burim për ngjarjet që e kanë karakterizuar luftën e lavdishme të UÇK-së, bazuar në rrëfime autentike nga pjesëmarrësit e saj, siç ka qenë Zafir Berisha.

“Ky libër me protagonistin Zafir Berisha,ka vlera të shumanshme. Veç tjerash do të jetë burim i dorës së parë çdo historian,që në të ardhmen do të shkruajnë për UÇK-në”, tha Krasniqi.

Redaktori i librit, Ilam Berisha,tha ndërkaq se ky libër i dedikohet të ardhmes sonë, “sepse në të ofrohen dëshmi për brezat e rinj të një sakrificë sublime për lirinë e vendit”.

Ish- komandanti i UÇK-së, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha, tha se në rrëfimet e tija në këtë libër, ai ka treguar për të gjitha situatat, veprimet dhe ngjarjet në të cilat ai ka qenë i pranishëm gjatë kohës së luftës së lavdishme të UÇK-së.

Autori, Gëzim Ajgeraj, tha ndërkaq se përmes këtij libri ka tentuar të zbërthejë gjithë atë çfarë ka ndodhur në Vërri e në Prizren gjatë vitit 1998/99, duke dhënë dritë në detaje për luftën e Ushtrisë Çlirimtare në këto anë, dhe krimet e masakrat serbe në anën tjetër.

“Dhe për këtë çështje, personazhi më i duhur është pikërisht, Zafir Berisha”, tha Ajgeraj.

Para të pranishmëve ka folur edhe kryetarja e Klubit të Shkrimtarëve të Kukësit, Vera Istrefaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Inspektorati i Malishevës: Për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara gjobat nisin nga 200 euro

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se gjatë muajit prill është duke u zhvilluar aksioni i përgjithshëm për pastrimin...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Lajmet e Fundit