Gashi: Rigjykimi për Ramadan Mujën më 7 tetor

Avokati Tomë Gashi, që mbron kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim “rastin Muja” tha: “Ne kemi kërkuar që Gjyakta e Apelit të sjell aktgjykim në bazë të provave të lëndës në bazë të 29 seancave kemi kërkuar që gjykata ta nxjerr Ramadan Mujën dhe gjithë të tjërët të pafajshëm”.

“Vetë Gjykata e Prizrenit e ka pranuar që proceduarat në rastin e Mujës kanë qënë të parregulluta, por nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm”.

“Në momentin që është marrë aktgjykimi, mbrojtja ka marr veprimet ligjore. Veprimi më i rëndë më i paligjshëm kishte me qenë fuqizimi i vendimit të gjykatës themelore në Prizren, kurse Gjykata e Apelit ka vendosur aty dikun në mes për të dy palët që rasti të shkoj në rigjykim me 7 tetor”./Klan Kosova/

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit