11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Hartimi i Statutit të Asociacionit pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka mohuar mundësinë qe procedurat e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të fillojnë derisa të mos merret përgjigje nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

I pyetur nga Telegrafi lidhur me disa deklarata të botuara në mediat serbe, sipas të cilave, ka filluar shkrimi i statutit të Asociacionit, Gecaj ka thënë se një gjë tillë nuk mund të ndodhë.

“Në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht, fillimisht Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar në hartimin e udhëzimit administrativ të Qeverisë i cili do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Pra, procedurat e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk mund të fillojnë derisa të mos kemi përgjigje nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Posa të pranojmë një përgjigje të tillë, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, duhet të merremi vesh për Grupin Menaxhues, i cili do të paraqes draftin e parë të Statutit. Në grup do të përfshihen më shumë përfaqësues vendorë të komunave, porse nuk mund të jenë ata të cilët kanë qenë më parë, por që tani nuk ushtrojnë pozita në pushtetin lokal. Ekipi do të duhej të punonte ngushtë me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe kohë pas kohe do të nevojiten edhe konsulta me Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh rolin e tyre lehtësues në gjithë këtë proces”, deklaroi zëvendësministri Bajram Gecaj, për Telegrafin.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit