20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Politikat e Jeremy Corbyn janë fantazi si Liza në Botën e Çudirave

Shkruan: Tony Blair

Ka një fenomen të ri në politikë ose ndoshta është ringjallja e një fenomeni të vjetër. Por sido që të jetë, është i plotfuqishëm. Dikush më tha një ditë më parë lidhur me Corbyn-maninë: “Thjesht nuk e ke kapur”. Më duhet të pranoj se kanë të drejtë. Nuk e kam kapur, por po përpiqem shumë ta kap, dhe e kam lexuar me kujdes shkrimin e pasionuar të Rosie Fletcher në nderim të Jeremy Corbyn, javën e kaluar tek Observer.

Çështja ‘Corbyn’ është disi pjesë e një trendi. Kështu që Donald Trump udhëheq radhët e kandidatëve republikanë me mijëra njerëz nëpër mitingjet e tij, pavarësisht qortimeve lidhur me gratë dhe meksikanët, ç’ka mund të bënte të mendohej se mund të ishte një gafë e rëndë në një komb ku gjysma e votuesve janë gra dhe latinë, që janë grupet e votuesve me rritjen më të lartë.

Bernie Sanders po i josh demokratët me një platformë që nuk do të marrë më shumë sesa një dorë shtetesh. Fitorja e SNP-së në Skoci pas kolapsit të çmimit të naftës do të thotë se kursi me të cilin ata e këshilluan popullin skocez që të ndiqte vitin e kaluar do ta kishte çuar vendin drejt një traume ekonomike. Kryeministri grek udhëhoqi sondazhet me një program shpëtimi tejet më të ashpër se ai i qeverisë që ai rrëzoi nga pushteti pikërisht për çështjen e shpëtimit. Marine Le Pen po fiton terren në Francë duke advokuar një nacionalizëm ekstrem të kombinuar me një politikë ekonomike thuajse-socialiste, joshës për biznesin e vogël, kur mund të themi se precedentët historikë për një kombinim të tillë nuk janë edhe aq të volitshëm. Ka një politikë realiteti paralel që po zhvillohet, në të cilën arsyeja është acarim, prova shpërqendrim, impakti emocional është mbret dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është që të ndihesh mirë për të gjithë këtë. Kështu që kur njerëzit si unë dalin dhe thonë se po të zgjidhni Jeremy Corbyn si udhëheqës do të jetë një shkatërrim elektoral, mbështetësit e tij të rinj dhe entuziastë zgurdullojnë sytë. Neil Kinnock, Gordon Brown dhe unë kemi së bashku rreth 150 vjet anëtarësi në Partinë Laburiste. Ne kemi dallime në disa gjëra të caktuara, por në këtë gjë jemi plotësisht dakord.

A po dëgjon ndokush? S’ka problem. Në fakt është e kundërta. Kjo i bën ata që të kenë më tepër prirje ta mbështesin atë. Është si një drejtues mjeti që hyn në një rrugë të ndaluar, në të cilën udhëtarët nuk kanë kaluar ndonjëherë, dhe tre veteranë të thinjur i thonë: “Mos vazhdo më përpara, kemi qenë shumë herë sa lartë-poshtë kësaj rruge dhe po të paralajmërojmë se bien gurë, ka rrëshqitje dherash, kthesa të rrezikshme dhe humnera”. Dhe shoferi thotë: “Mos më çani kokën, mos më tregoni ç’të bëj! E di unë se ç’bëj”. Te Liza në Botën e Çudirave ky realitet paralel është i krijuar, kurse këtu jemi ne që qëndrojmë prapa duke parë teksa programi i Corbyn është ekzaktësisht ajo për të cilën ne luftuam dhe humbëm përpara 30 vjetësh, dhe ajo ai. Në mënyrë aq të dukshme Ed Miliband humbi në maj, jo se qe tepër majtist, por sepse nuk qe tepër asgjë. Kështu që publiku nuk u “frymëzua” dhe votoi për Tory. Kjo është absolutisht e njohur për studentët e së kaluarës së Laburistëve (oops, dola prapë këtu).I kam analizuar të gjitha sondazhet e publikuara dhe provat e target-grupeve lidhur me disfatën e laburistëve, më e fundit prej të cilave ishte ajo që nxori BBC Newsnight dhe ajo e Jon Cruddas. Ato tregojnë të gjitha të njëjtën gjë. Laburistët humbën sepse konsideroheshin anti-business dhe tepër të majta; sepse njerëzit i druheshin Edit në Downing Street me mbështetjen e SNP-së; dhe sepse ai nuk kishte një plan të besueshëm për reduktimin e deficitit. Ata nuk i votuan Tory-t për shkak se menduan se nuk merreshin shumë me masat shtrënguese, por përkundrazi, sepse nuk dukeshin të angazhuar shumë pas vendimeve të vështira ekonomike.

Kjo është prova. A bën ndonjë dallim për Corbyn-sat kjo? Absolutisht jo.Nëse je i inatosur për shkurtimet e mirëqenies, atëherë dy gjëra janë të sigurta: ato janë shkurtime ndaj programeve të ndërthurura nga laburistët dhe ne i vendosëm ato vetëm duke qenë në pushtet. Kështu që është tërësisht jologjike t’i kundërshtosh ato pa e kuptuar se cila është rruga më e mirë për t’u kthyer në pushtet, duke qenë se në opozitë ne s’mund të bëjmë asgjë.

Dikush tjetër më tha: “Nëse po shkruan sërish diçka, mos e përflit çështjen e fitimit të zgjedhjeve; ajo i fyen me të vërtetë ata”. Do të ishte e lezetshme po të mos ishte tragjike. Shpjegimi i këtij realiteti paralel është diçka që duhet bërë me ndjenjat e njerëzve të fuqizuara nga aftësia e tyre për “të luftuar” kundër “sistemit”, mënyrat tradicionale të të menduarit politik me të gjitha kompromiset e saj, vendimet e vështira dhe rritjet graduale. Është qartësia e opozitës me zë të kthjellët që i përgjigjet pyetjes: “Çfarë do të bënim ne po të ishim në qeveri?”. Është një revolucion, por i mbyllur hermetikisht brenda një flluske – tejet e largët nga realiteti. Ata që janë brenda flluskës ndihen mirë për atë se çfarë po bëjnë. Ata po i bëjnë të gjitha këto me autoritetin që të ndihet mllefi dhe fuqia e tyre. Ka një ndjesi ndryshimi të vërtetë sepse, sigurisht, impakti i politikave është vërtet real. Partia Laburiste është tani një parti politike plotësisht e ndryshuar brenda harkut të tre muajve. Sidoqoftë, kjo nuk e ndryshon realitetin “real”. Ajo mundëson një strehim prej saj. Sepse Trump dhe Sanders nuk do të bëhen presidentë; Skocia votoi Jo dhe sikur të votojë Po në të ardhmen, dhimbja e ndarjes për të gjithë ne do të jetë e mprehtë; Syriza mund të fitojë, por vetëm duke e ndryshuar realitetin; dhe Jeremy Corbyn nuk do të jetë kryeministri i Britanisë së Madhe. Dhe Le Peni, presidente e Francës? Le të shpresojmë që të mos ndodhë, sepse ajo përplasje me realitetin “real” do të ishte brutale për të gjithë Evropën. Por njerëz si puna ime, kanë shumë gjëra me se të merren. Ne nuk e kuptojmë ende siç duhet këtë. Çështja është të ndryshojmë një institucion politik, në mbrojtje të të cilit kemi kaluar gjithë jetën. Por kjo është pjesë e diçkaje më të madhe në politikë. Meqë ka një valë të gjerë ndjesish kundër pandershmërisë së globalizimit, kundër elitave, kundër vendimmarrjes inefikase në një botë joperfekte, ajo e bind veten se ka monopolin e autenticitetit. Kështu që pyetja është: ç’do të bëhet? Do të kemi një qasje frontale me të, apo do të përpiqemi të ndërtojmë një urë ndërmjet dy realiteteve? Nuk e di. Por përgjigjja do ta shqetësojë Partinë Laburiste në vitet e ardhshme, gjithnjë nëse lejohet hapësira për të eksperimentuar. /Gazeta Mapo/

Ky opinion është botuar në “The Guardian”

Më Shumë

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

Lajmet e Fundit