AAK: Policia e Kosovës duhet të jetë lider në rajon

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në 16 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, uron të gjithë pjesëtaret e saj dhe shpreh gatishmërine e plotë në mbështetjen e policisë drejt profesionalizimit dhe zhvillimit të saj.

“Policia e Kosovës është njëra prej prej shtyllave më të rëndësishme të shtetit, prandaj qasja ndaj saj e institucioneve qendrore të Kosovës, duhet të fokusohet në përmirësimin e kushteve të punës për policinë”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

“Vizioni ynë është që Policia e Kosovës të bëhet lider në rajon, sidomos në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe shërbimin ndaj qytetarëve, dhe ky vizion kërkon ndërmarrjen e veprimeve reformuese, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, mbështetjen më të madhe financiare dhe në pajisje teknike, si dhe miratimin e pakos sociale për zyrtarët policorë”.

Në këtë ditë, me nderim të thellë i kujojmë policët e rënë në detyrë, dhe shprehim nevojën e mbështetjës së familjeve të tyre si dhe mbështetjen e policëve të lënduar në detyrë.

Sfidat e sigurisë në nivelin global e rajonal, shtrojnë domosdonë e forcimit dhe profesonalizimit të Policisë së Kosovës, duke e shndërruar atë në një garant të fortë të ruajtjes së rendit dhe të qetësisë publike, thuhet në komunikatën e AAK-së, me rastin e përvjetorit të Policisë së Kosovës.

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit