Dëmtohet këndi i lojërave në Malishevë

Është dëmtuar rëndë këndi i lojërave për fëmijë i cili ndodhet në “Sheshin e Dëshmorëve” në Malishevë.

Ky kënd lojrash ishte ndërtuar nga KFOR-i gjerman (LMT) në vitin 2008.

Portali Malishevapress raporton se në mungesë totale të përkujdesjes nga organet përkatëse komunale ky park është shkatërruar i tëri.

Nga fotografitë që i ka publikuar Malishevapress shihet pos që është i shkatërruar ai tashmë paraqet rrezik nga pjesët e mbetura të tij për fëmijët të cilët eventualisht shpresojnë të luajnë në të.

Më Shumë

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit