Foleja e Hapur iu pret në Teatrin Oda

Edicioni i parë i Festivalit Hapu është një nga festivalet e artit në hapësirë publike që do të mbahet deri më 12 shtator në kryeqytet.

Arti në hapësirë publike nuk është i zhvilluar në Kosovë por as në rajonin e Ballkanit dhe në nivelin e punës kualitative dhe të shumëllojshme në qasje është pothuajse jo ekzistent.

Megjithatë Foleja e Hapur program ky i mbrëmjeve në Teatrin Oda do të jetë pikëtakimi i netëve të festivalit.

Me ‘’HAPU’’ që si emër që konsiston prej dy shkronjave të para të HApësirë dhe PUblike synohet që të hapet një dimension tjetër i Hapësirës Publike duke prezantuar punë artistike kualitative për publikun.

Kështu në kuadër të këtij programi këtë të hënë ju mund të shijoni lojën Shqipëri – Portugali në ekran të madh duke filluar nga ora 20:45 ku së bashku tifozë, artistë dhe publiku i Festivalit mund t’i ndjekin emocionet e e Shqipërisë para kualifikimit për Euro 2016, dhe pas lojës: duke filluar nga ora 22:30, Edona Reshitaj dhe grupi i saj përcjellin atmosferë të tingujve dhe zërit të mahnitshëm.

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit