Reinhardt: Kosovës i mjaftojnë 3 mijë ushtarë

Kosova nuk ka nevojë për ushtri më të madhe sesa ajo që e ka, sepse asnjë vend i rajonit, e madje as Serbia nuk do ta sulmojë atë.

Kështu ka thënë në një intervistë për Rrokum, ish-komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, gjenerali i NATO-s, Klaus Reinhardt.

“Ju e keni një ushtri të vogël dhe kjo është mirë. Paratë e tjera duhet t’i shfrytëzoni në gjëra të tjera. Nuk keni nevojë të frikësoheni as prej Serbisë, as prej Maqedonisë, Malit të Zi apo Shqipërisë. Asnjëra nuk do t’ju sulmojë. Edhe nëse dikush e thotë këtë, nuk është e vërtetë”.

“Pra, kush po e sulmon shtetin tuaj? Askush!”

“Pra, juve ju nevojitet një ushtri e vogël për t’iu bashkuar ndonjë shteti tjetër në Europë. Numri i ushtarëve që e keni tash është i mjaftueshëm. Nëse më pyetni se sa ushtarë i nevojiten Kosovës, unë do të thoja se maksimumi është 3000, numër ky që korrespondon me numrin e popullsisë dhe sipërfaqen e shtetit”.

“Ju duhet të jeni totalisht të pavarur. Duhet të futeni në ujë, të notoni për të mbijetuar. Ne nuk mund t’ju mbrojmë më. Do të ishte mirë sikur dikush të thoshte “t’i marrim paratë që i kemi investuar në ushtri për t’i investuar në hapjen e vendeve të reja të punës”.

I pyetur për deklaratat e disa politikanëve, se Kosovës i duhet patjetër ushtria për shkak të Serbisë, Reinhardt thekson se nuk ka asnjë mundësi që Serbia të hapë konflikt me Kosovën dhe se ata që mendojnë kështu duan vetëm të krijojnë panikë tek njerëzit.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit