23.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Zafir Berisha: Parapolitika i ka futur duart në drejtësi

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha thotë se drejtësia në Kosovë është kapur nga politika. Sipas tij, në Kosovë ka qindra raste kur politika i ka futur duart në Gjyqësor.

“Drejtësia në Kosovë s’do koment, sepse është e kapur nga parapolitika e partive në pushtet. Këtë s’e them vetëm kështu, por në të gjitha raportet ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile del të jetë e këtillë. Veprimet e drejtësisë, kur bëhet fjalë për persona të partive, siç është rasti me ministra e kryetarë komunash, e zvarrisin çështjet deri në atë shkallë, sa të bëhet e pavlerë”, thotë deputeti Zafir Berisha për Kosova Sot.

“Është më se normale që korrupsioni nuk mund të luftohet, nëse prokurorët dhe gjyqtarët flirtojnë me politikën dhe kjo gjë dihet. Fatkeqësisht në Kosovë ka qindra raste kur politika po fut duart në Gjyqësor, prandaj drejtësia në Kosovë lëngon shumë”.

“Praktika e deritanishme e ka dëshmuar se politika ka qenë jo vetëm fort e lidhur me sistemin e drejtësisë, por edhe duke e kontrolluar atë. Krimi dhe korrupsioni në pushtet luftohet vetëm duke pasur Prokuroria një marrëdhënie të ftohtë dhe të distancuar me politikën, sepse kjo e fundit vetëm ashtu heq ndikimin e vete te ky sistem”.

“Ata që e njohin mirë politikën dhe drejtësinë thonë se Kosovës do t’i duhet shumë kohë për t’i ndarë këto dyja, pra politikën dhe drejtësinë”/Kosova Sot/

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Sulmoi dhe grabiti qytetarin, arrestohet brenda pak orësh i dyshuari në Prizren

Të hënën rreth orës 18:40, një 31-vjeçar raportoi në Polici se ishte sulmuar nga një person i panjohur, në rrugën “Skënder Latifi” në Prizren,...

Lajmet e Fundit