8.9 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Ja çka thotë Policia e Kosovës për Nexhmi Krasniqin

Policia e Kosovës ka përfillur rekomandimin e Inspektoratit të PK-së lidhur me suspendimin e komandantit për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Daut Hoxha ka konfirmuar për “Zërin” se Policia ka vepruar konform rekomandimeve të Inspektoriatit.

“Po, ne kemi vepruar konform rekomandimeve IPK-së dhe kemi implementuar duke pas ligjet e aplikueshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës, pasi ka pranuar disa informacione dhe ankesa nga qytetarët, si dhe pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare, i ka rekomanduar dje Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve të PK-së (njëri nga ta me pozitë të Drejtorit Rajonal të PK-së në Prizren kurse tjetri udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjes në të njëjtën Drejtori Rajonale).

Përmes një njoftimi për media të dërguar nga IPK, thuhet se rekomandimi për suspendim deri në njoftimin tjetër bazohet në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, neni 17 – paragrafi 12.

“IPK asnjëherë nuk paragjykon vendimin final të organeve të drejtësisë (bazuar në parimin e prezumimit të pafajësisë). Inspektorati Policor garanton qytetarët e vendit se çdo herë do të angazhohet për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve por edhe ruajtjes me vendosmëri të kredibilitetit të Policisë së Kosovës”, theksohet në njoftim.

Më Shumë

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Nëna e raporton zhdukjen e vajzës së saj në Prizren

Një nënë në Prizren, ka raportuar vajzën e saj të zhdukur në Polici të Kosovës. Sipas raportimit të Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e...

Lajmet e Fundit