29.7 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Komisioni informohet për gjendjen e arsimit në Malishevë

Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot në Malishevë, ka qëndruar Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës, i drejtuar nga kryetari këtij komisioni Nait Hasani, anëtarët Teuta Haxhiu, Ismail Kurteshi, Salih Morina dhe Shukrije Bytyçi, ndërsa në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Enver Hoti. Qëllimi i këtij takimi, ishte njoftimi i komisionit për gjendjen në arsim në Malishevë, përkatësisht në Qendrën e Kompetencës.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i njoftoi komisionin lidhur me situatën e krijuar në Qendrën e Kompetencës, problemet me Agjencionin për Arsimin Profesional dhe Arsimin për të Rritur, ku në mënyrë kronologjike i njoftoi, për marrëveshjen e bërë me këtë agjencion, arsyet e prishjes së marrëveshjes nga ana e Komunës së Malishevës.

“Prej tërheqjes së GIZ-it nga ky projekt, Malisheva i ka pasur rezervat e veta, pasi agjencioni ka vepruar jo drejt në raport me nevojat e kësaj qendre të arsimit profesional dhe në kundërshtim me ligjim për Vetëqeverisjen Lokale, ku komuna është përgjegjëse për arsimin parauniversitar”, tha ai.

Begaj i ka njoftuar anëtarët e komisionit për të gjitha problemet e deritanishme, si dhe ka kërkuar që kjo çështje të zgjedhjet drejt, sipas ligjit, me qëllim të ngritjes së arsimit, si dhe komisioni të shqyrtoj këtë çështje dhe të ndihmoj të bëhet një zgjidhje sa më e drejt e këtij problemi.

Edhe drejtori për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi dhe drejtori i Qendrës së Kompetencës, Nazmi Zogaj, i kanë informuar anëtarët e komisionit për arsim, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me problemin e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, si dhe më pas janë përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komisionit për Arsim.

Nga ana tjetër, Nait Hasani, kryetar i këtij komisioni, tha se “i ka dëgjuar me vëmendje të gjitha ato që janë thënë dhe këtë çështje, premtoi se do diskutoj në mbledhjen e së martës, të komisionit me ministrin e arsimit, z.Arsim Bajrami, si dhe do ta dërgojnë edhe në Kuvend të Kosovës, nëse është e nevojshme, në mënyrë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt dhe sa më drejtë, me qëllim të ecjes përpara dhe zhvillimit të arsimit profesional në vend”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Ferma e zogjëve brojlerë në Korishë i plotëson standardet për eksport në BE

Nga një fermë e vogël me kapacitete të kufizuara gjashtë vite më parë, deri te një investim prej mbi 3 milionë eurosh. Ky është...

E enjtja me diell e temperatura të larta

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites, në zonat malore, priten ndonjë rrebesh i izoluar dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht...

Lajmet e Fundit