9.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Begaj, priti komandantin italian të KFOR-it, Ciro Forte

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim njohës, komandantin e njësisë shumëkombëshe perëndimore të KFOR-it në Pejë, kolonelin Ciro Forte, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, mes KFOR-it italian dhe Komunës së Malishevës.

Kryetari Begaj e njoftoi kolonelin Forte, me situatën e përgjithshme në Komunën e Malishevës, popullsinë, infrastrukturën, arsimin, resurset e Komunës së Malishevës, si dhe e falënderoi KFOR-in italian dhe shtetin italian për përkrahjen e deritashme që i kanë dhënë vendit në përgjithësi dhe në veçanti Malishevës.

Koloneli Forte, pasi e falënderoi kryetarin Begaj për pritjen, tha se përveç njohjes, qëllim i kësaj vizite, është edhe rritja e bashkëpunimit të ndërsjellë mes KFOR-it, njësive të saj dhe Komunës së Malishevës, jo vetëm në fushën e sigurisë, por në të gjitha fushat e jetës.

Koloneli Forte, tha se KFOR-i italian, në kuadër të angazhimeve të tyre, kanë në plan edhe pjesëmarrjen në projekte të caktuara dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe më ngushtë me Komunën e Malishevës.

Sa i përket situatës së sigurisë së përgjithshme në Malishevë, kryetari Begaj dhe koloneli Forte, i shprehën të kënaqur me gjendjes e sigurisë në Malishevë, pasi Malisheva vazhdon të mbetet njëri prej rajoneve më të sigurta në vend.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Lajmet e Fundit