LDK-ja në Prizren i del në mbrojtje banorëve të fshatit Vlashnje

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, i ka dal në mbrojtje banorëve të fshatit Vlashnje. Sipas këtij subjekti politik, banorët e këtij fshati kanë të drejtë të shqetësohen për çmimin e kompenzimit të tokës.

“LDK i merr me shqetësim lajthitjet e Komunës së Prizrenit në raport me kërkesat e drejta të banorëve të Vlashnjes për kompensimin e tokave të tyre”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.

“Komuna e Prizrenit duhet përfundimisht të kuptojë se prona private është e shenjtë”.

“Përkundër interesit publik në lidhje me atë investim, pronarët e atyre pronave duhet të kompensohen në përputhje me çmimin real që sot e ka tregu i patundshmërisë në atë zonë”.

“Në premtimet e shumta të parealizuara të PDK-së ishte edhe kompenzimi real i çmimit të tokës , ndërsa tani tentohet që toka e vlashnjanëve të paguhet trefish më ulët se vlera reale”.

“Me këtë rast, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës përkrah kërkesat reale të banorëve të Vlashnjes dhe kërkon ndërprerjen e punimeve deri në arritjen e një marrëveshje me banorët e këtij fshati”.

“Çdo veprim tjetër i njëanshëm dhe arbitrar mbetet i pa pranueshëm, dhe rrezikon këtë investim më se të nevojshëm për qytetarët e Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit