18 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Thaçi mbështet mbajtjen e seancës nesër

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkrahur vendimin e kryesisë së Kuvendit që seanca të vazhdojë të premten, duke thënë se do të përpiqen që Kuvendi të vazhdojë punën në bazë të së drejtës kushtetuese dhe rregullores së punës

Ai ka shtuar se opozita duhet të prezantojë agjendën e vet me një debat në Kuvend dhe assesi Kuvendin ta shndërrojë në një vend të armëve dhe dhunës.

Zëvendëskryeministri Thaçi në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për nënshkrimin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në mekanizmat e tjerë ndërkombëtar.

Thaçi tha se përpjekja e opozitës për të penguar fizikisht punën e Kuvendit të Kosovës apo të institucioneve të Kosovës është e papranueshme, është e dëmshme për shtetin e Kosovës, për shoqërinë kosovare, për agjendën euro-atlantike dhe për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

“Është një agjendë dëmtuese në kuptimin e përgjithshëm për vendin tonë. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet në bazë të së drejtës kushtetuese, ligjore dhe rregullores së punës së Kuvendit që Kuvendi të vazhdojë punën. Është mirë që kryesia ka thirr për nesër seancën e Kuvendit, seanca do të mbaj punimet dhe do të respektohet agjenda, por ajo që është me rëndësi është që edhe opozita të prezantojë programin e vet, agjendën e vet në parlament dhe assesi mos të sillet në mënyrë të dhunshme apo parlamentin ta shndërrojë në një vend të armëve dhe dhunës në vend të prezantimit të ideve dhe argumenteve, kjo është e papranishme”, ka thënë Thaçi.

Ai është ndalur edhe te proceset e anëtarësimit dhe liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se liberalizimi do të ndodhë në fund të këtij viti apo fillimin e vitit tjetër.

“ Të martën do të nënshkruhet marrëveshja për Stabilizim Asociim në Strasburg. Mendoj se është një sukses tjetër i ri për Kosovën dhe do të nënshkruhet në Strasburg apo Bruksel sepse ende nuk është vendosur por do të punohet maksimalisht që Kosova të anëtarësohet edhe në INRERPOL dhe EUROPOL. Po punohet për të aplikuar për t’u anëtarësuar n ë Këshillin e Evropës dhe dëshirojë që ky vit të përmbyllet me liberalizimin e vizave“, ka thënë Thaçi.

Ai tha se anëtarësimi në UNESCO është e drejtë e Kosovës dhe kjo do të përmbyllet me sukses.

“Jashtëzakonisht jam optimist edhe me votimin e djeshëm por edhe për votimin që do të ndodhë me 9 nëntor. Është një arritur e re e Kosovës që është punuar gjatë dhe këmbëngulësisht. Kosova si një shtet i ri i njohur prej 111 shteteve të botës ka fituar dje me 2 të 3 në bordin ekzekutiv për t’u anëtarësuar në UNECO, tash kanë mbetur edhe tri javë që të punojmë ne si shtet dhe gjithë njerëzit aktivistë kudo që jemi në mënyrë që t’i bindim edhe ato vende që ende nuk janë të bindura që të votojnë prej Kosovës”, ka thënë ai.

Ai tha se edhe Serbia është duke punuar për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, kjo në kundërshtim me frymën e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Thaçi u ndal edhe te zhvillimi ekonomik, duke thënë se po ruajnë trendin pozitiv të zhvillimit ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës por edhe të interesimin e investitorëve ndërkombëtar për të ardhur dhe investuar në Kosovë.

“Sapo shënuam suksesin për sjelljen e investitorëve ndërkombëtar në Qendrën e skijimit në Brezovicë, ku do të hapen rreth 3-4 mijë vende të punës, gjithashtu jemi duke punuar në sektorin e energjisë ku ka kompani shumë të fuqishme evropiane dhe amerikane që po shprehin interesimin e tyre”, ka thënë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Më Shumë

PDK-ja në Dragash reagon ndaj mungesës së qytetarëve në manifestimin e Ditës së Çlirimit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash ka reaguar ashpër pas manifestimit të organizuar nga Komuna për Ditën e Çlirimit, duke vënë...

Prizreni nis shënimin e 26-vjetorit të çlirimit me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Shënimi i përvjetorit të 26-të të çlirimit të Prizrenit, të enjten, ka nisur me homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë me pjesëmarrjen e...

Lajmet e Fundit