Tërësisht i krisur

Adhuruesit e legjendarit David Bowie është dashur të presin dhjetë vjet për ta dëgjuar albumin e tij të ri “The Next Day” (2013), por nuk do të ndodhë kështu as për së afërmi me tjetrin në radhë.

Tashmë, ai pothuajse është gati. Titullohet “Blackstar” dhe do të publikohet për ditëlindjen e tij të 69’të, më 8 janar 2016.

The Times ka zbuluar detaje të këtij albumi, të cilin e ka quajtur “më i çuditshmi deri më tash” dhe “tërësisht i krisur”.

Është krahasuar me pionierët gjermanë të muzikës elektro Kraftwerk, ndërsa ka edhe influencë jazz’i.

“Disa prej këngëve tingëllojnë sikur t’i kesh dëgjuar çdo ditë të lume – si klasiket… Ka këngë romantike në album – sepse këngët e tij janë thellësisht romantike – dhe ka këngë rreth dhunës dhe botës së mbrapshtë përreth nesh”, ka thënë Drejtori Michel Vanhove.

“Blackstar” është 45 minutësh, ka 7 këngë, dhe është incizuar në The Magic Shop në New York, me një grup muzikantësh jazz’i.

Njëra prej këngëve të tij, që zgjat 10 minuta, e realizuar për show’n televiziv “The Last Panthers”, do të lansohet më 19 nëntor.

Pak prej saj, sa për t’ia provuar shijen, mund ta dëgjoni më poshtë. /Politiko.net

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Lajmet e Fundit