21.6 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Fjalët e fundit

Këto ishin fjalët e fundit që shkrimtarët e mëdhenj – Chekhov, Kafka, Voltaire, Huxley, Gëte, Tolstoy, Allan Poe – i thanë para vdekjes.

1. Anton Chekhov në shtratin e vdekjes kërkoi morfinë dhe shampanjë. “Ka kaluar shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”- ishin fjalët e fundit që tha.

2.“Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme për të bërë armiq”- ishin këto fjalët e fundit të Voltaire, thënë priftit që i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.

3. Franz Kafka: Më vrit, ndryshe je vrasës! Fjalët e fundit të Kafkës i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk mund të fliste ditët e fundit të jetës.

4. Aldous Huxley, autori i librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste i kërkoi së shoqes t’i jepte një dozë LSD – një lloj droge e njohur për efektet psikologjike – në mënyrë që të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë.

5. Fjalët e fundit të Gëtes ishin: Më shumë dritë! Natën para se të vdiste, shkrimtari i njohur gjerman kishte diskutuar me nusen e djalit mbi fenomenin optik.

6. Jane Austen, e pyetur nga e motra se çfarë dëshironte pak para fundit, Austen tha: “Nuk dua asgjë përveçse të vdes.”

6. J.M. Barrie: Nuk mund të fle! Para se të vdiste, Barrie i dha spitalit të Londrës të drejtat e kryeveprës së tij, “Piter Pan”. Ky spital vazhdon edhe sot e kësaj ditë të përfitojë nga trashëgimia.

7. Hunter S. Thompson, para se të vriste veten, shkroi në letër: Qetësohu, nuk do të dhembë!

8. “Zot, ndihmoje shpirtin tim të shkretë!”- ishin fjalët e fundit të Edgar Allan Poe. Vdekja e tij ishte e mistershme dhe ende nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi në ditët e fundit të jetës.

9. Tolstoy në fund të jetës e braktisi shtëpinë dhe u mundua të jetonte mes njerëzve. Fjalët e fundit para se të ndërronte jetë: “Dua shumë gjëra, i dua të gjithë njerëzit”.

10. Emily Dickinson: “Duhet të shkoj, mjegulla po shtohet”- ishin fjalët e fundit të saj, që kishte zënë shtratin për 7 muaj para se të ndërronte jetë.

11. Eugene O’Neill: “E dija! I lindur në një dhomë hoteli dhe si për dreq po vdes në një dhomë hoteli”. O’Neill vdiq nga pneumonia, pasi kishte vuajtur edhe nga Parkinsoni, çka e kishte bërë të paaftë për të shkruar për vite të tërë.

Më Shumë

Arrestohet Shpresa Osmanollaj- zyrtare e Urbanizmit në Prizren

Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren. Osmanollaj dyshohet për kryerjen...

Mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java që nis më 16 qershor do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe...

Lajmet e Fundit