Fischer, deputetëve të Kosovës: Respektoni shtetin ligjor

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer në një seancë solemne iu ka drejtuar deputetëve të Kosovës, duke i porositur që ta respektojnë kushtetutën dhe shtetin ligjor. Kurse, sa i përket integrimit të Kosovës, ai tha se nuk duhet vënë data por duhet të krijohet rruga.

Fischer tha se BE është një familje e madhe dhe objektivat janë që edhe shtetet e Ballkanit të përfshihen në sfidën e refugjatëve.

Ai ka premtuar se Austria do ta vazhdojë me përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Interesi nacional i vendit është që për hir të shtetit të veprohet në funksionim me një zë të përbashkët. Apeloj tek ju për një pluralizëm. Asnjë demokraci nuk është përfekte. Unë mendoj se demokracisë i bëjmë një shërbim të mirë kur kemi një bazë të mirë ekonomike”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërkaq, ka deklaruar se prezenca e Fischer në Kuvendin e Kosovës shpreh më së miri përkrahjen e Austrisë ndaj Kosovës.

“Lidhjet e shumëfishta me vendin tuaj për neve paraqesin një vlerë të veçantë të cilën do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Veseli.

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Lajmet e Fundit