15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

AAK: Veseli dje mbylli dyert e Kuvendit, sot gjoja thirrje publike

Kadri Veseli ka mbyllur dyert e Kuvendit të Kosovës për deputetët hiq më larg se dje. Ka futur më shumë policë në seancë se që ka pasur deputetë dhe ka organizuar të ashtuquajturën seancë në bufe, duke mos i ftuar fare deputetët e opozitës, thuhet në reagimin e AAK-së, për ftesën që Veseli ua bëri opozitarëve për pjesëmarrje në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
“Kadri Veseli po i cilëson 203 mijë nënshkrime të qytetarëve si jovalide. Pra, ai vullnetin e 203 mijë njerëzve e shesh si jovalid!

Kadri Veseli asnjë fjalë s’po guxon ta thotë rreth Asociacionit dhe Demarkacionit. Bash asnjë fjalë të vetme! As pro dhe as kundër! Sikurse këto të mos ndodhnin fare në Kosovë!

Dje i ka mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët dhe sot po bën gjoja thirrje për pjesëmarrje në seancë!

Kuvendi është institucion i popullit, jo personal i dikujt!

Opozita nuk po e bllokon këtë seancë për hir të Kosovës dhe popullit.

Ndërsa, Kadri Veseli ka tentuar dje t’ia mbyllë derën deputetëve për në Kuvend dhe vullnetit të 203 mijë qytetarëve në Peticion.

Normalisht, nuk ka arritur. Dhe, s’do arrijë kurrë!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjonaj i Hasit në prag të festës: “Malësori” përgatitet për festivalin “Hasi Jehon 2026”

Ritmet e tupanëve dhe hapat e valleve burimore kanë nisur të ushtojnë në Gjonaj të Hasit. Shoqëria Kulturo-Artistike “Malësori” ka hyrë në fazën finale...

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Lajmet e Fundit