Java vendimtare drejt UNESCO-s

Sot në Paris nis edhe zyrtarisht punimet Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s, e cila do të zgjasë deri më 18 nëntor 2015. Votimi për rekomandimin e Bordit Ekzekutiv të kësaj Organizate rreth pranimit të plotë të Kosovës pritet të merret më 9 nëntor. Kështu Kosova që nga sot hyn në javën e saj të fundit të lobimit rreth pranimit të plotë në këtë Organizatë.

Zyrtarët politikë të vendit do të zhvillojnë takimet e tyre të shumta brenda kësaj jave për të bindur “të pabindurit”. Nga 195 anëtarë sa ka Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s në favor të pranimit të Kosovës në këtë Organizatë duhet të votojnë dy të tretat (2/3) e tyre apo 130 shtete. Kosovën deri më sot e kanë njohur 111 shtete, andaj për të siguruar pranimin e plotë duhet të sigurojë edhe votat e vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit. Edhe më të vështirë situatën për Kosovën e ka bërë lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës Serbia.

Madje, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia do të luftojë deri në fund. “Ne do të luftojmë deri në fund. Ky është qëndrim i Qeverisë së Serbisë, kryeministrit dhe presidentit. Ne nuk kemi asgjë më të rëndësishme”, ka thënë Daçiq, i cili ka pranuar se kjo do të jetë një luftë me përfundim të paqartë deri në fund…/zeri/

Më Shumë

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit