12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Një zyrtar i lartë paralajmëron: Bosnja po shpërbëhet!

Bashkimi Evropian duhet të zgjohet dhe të ndjejë rrezikun e një shpërbërjeje të Bosnjës, paralajmëroi sot një ish-përfaqësues i lartë ndërkombëtar në këtë vend, britaniku, Paddy Ashdown.

Gjatë një konference kushtuar 20-vjetorit të marrëveshjes së paqes së Dejtonit (SHBA), që i dha fund luftës ndërkomunitare në Bosnje(1992-95), Ashdown shprehu keqardhje në Sarajevë për mundësitë e humbura për të ndërtuar në Bosnje një shtet të bashkuar dhe multietnik.

“Procesi i riintegrimit, kaq i nevojshëm për paqen në Bosnje, ka bërë një hap prapa. A ka ndonjë për të parë se në cilin drejtim po shkon? A ka ndonjë për të thënë se kush ishte atje kur gjithçka filloi në vitin 1992?”, nënvizoi ai duke iu referuar një lufte që shkaktoi 100 000 të vdekur.

“Vetëm një i çmendur nuk do ta vinte re stuhinë”, theksoi ai.

Ashdown përmendi gjithashtu kërcënimin nga lideri serbo-boshnjak, Milorad Dodik, për organizimin e një referendumi kundër drejtësisë qendrore të vendit, vendosur në fillim të viteve 2000 nga komuniteti ndërkombëtar, por gjithashtu vullnetit të kroatëve të Bosnjes për të pasur entitetin e tyre.

Marrëveshja për paqe e Dejtonit konfirmoi ndarjen e Bosnjes në dy entitete, njëri serb dhe tjetri kroato-mysliman, bashkuar nga institucione qendrore të dobëta.

Ashdown u bëri thirrje evropianëve dhe komunitetit ndërkombëtar: “Zgjohuni dhe ndjeni rrezikun”, duke akuzuar veçanërisht Bashkimin Evropian se kishte fjetur për shumë kohë.

“Nëse ju nuk reagoni në mënyrë më energjike për të mbrojtur investimet tona aty, ju mund të përfundoni duke humbur gjithçka”, theksoi ai.

Më Shumë

“Durimi është çelësi” – më në fund indonezianët e pranuan Ceki Hotin nga Prizrenin për dhëndër

Ceki Hoti, i riu nga Prizreni që mori vëmendjen pas aventurës së tij 15-mujore me biçikletë deri në Indonezi, ka njoftuar se është fejuar...

Dalin fotografitë e dy vëllezërve që mbetën të vrarë sot në Malishevë

Dy vëllezër mbetën të vrarë sot në Gollubovc të Malishevës, ndërsa dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre. Nëpër rrjete sociale kanë nisur të qarkullojnë...

Lajmet e Fundit