28.7 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Batalioni “Atlantiku” kërkon që t’iu mirret statusi i veteranit dy personave

Ushtarët shqiptaro-amerikanë të Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së kanë shkruar një letër publike përmes së cilës u drejtohen institucioneve dhe shoqatave relevante në Kosovë, duke kërkuar që dy personave t’u hiqet statusi i veteranit meqë nuk kanë qenë pjesëtarë të këtij batalioni.

Në letrën e Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së kërrkohet nga Komisioni për verifikimin e statusit të veteranit, Qeveria dhe organet e shtetit që t’u heqin titullin e pamerituar të veteranit dhe të fillohet procedura gjyqësore për mashtrim dhe vjedhje të nderit ushtarak kundër Naim S. Dedushajt dhe Adem A. Krasniqit, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë letrën publike të Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së:

Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Isa Mustafa

Komisionit Qeveritar për konstatimin, njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së, Gjeneralit Agim Çeku

Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Z. Haki Demolli
Organizatës së Veteranëve të UÇK-së

Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së

Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Çdo popull i trajton me respekt dhe ligj luftëtarët e tij duke ua njohur të drejtat që ushtarët i meritojnë. Shteti i Kosovës, për shkak se u desh të rindërtohej nga rrënojat e luftës, vonoi dhënien e të drejtave të dëshmorëve, invalidëve dhe luftëtarëve më shumë se çdo shtet tjetër në botë.

Megjithatë, këtë vit Komisioni Qeveritar i posaçëm për këtë çështje publikoj listat preliminare të luftëtarëve që kualifikohen për statutin e dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëmarrësit dhe të internuarit të luftës së UÇK-së dhe ky veprim na gëzoi edhe ne luftëtarëve shqiptaro-amerikanë, që përmes Batalionit “Atlantiku” ju bashkuam UÇK-së në betejat kundër pushtuesve serbo-jugosllav.

Në bashkëpunim me Zyrën Diplomatike të Kosovës në New York ne kryem të gjitha procedurat e aplikimit për t’ ju nënshtruar verifikimit dhe aprovimit të Komisionit. Duke mos qenë shumë në numër, ne besuam se kjo procedurë do të kalonte thjeshtë dhe shpejt. Por, fatkeqësisht, edhe ndër shqiptarët e Amerikës dolën disa që aplikuan për të përfituar një statut që nuk meritojnë.

Si luftëtarë të Batalionit “Atlantiku” ne e njohim secilin nga Amerika që ka marrë pjesë në luftime dhe e dimë kush ka kontribuuar, kush është plagosur dhe kush ka rënë dëshmor për atdheun. Mund të ketë edhe të tjerë, porse ne kemi zbuluar dy persona të cilëve u është dhënë statusi i veteranit ndonëse ata nuk kanë qenë me ne në luftë dhe nuk kanë dhënë kontribut që të meritojnë statutin e veteranit të UÇK-së. Këta dy shqiptaro-amerikanë janë Naim S. Dedushaj dhe Adem A. Krasniqi.

E thërrasim Komisionin, Qeverinë dhe organet e shtetit që t’u heqin titullin e pamerituar të veteranit këtyre personave dhe kërkojmë që të fillohet procedura gjyqësore për mashtrim dhe vjedhje të nderit ushtarak kundër Naim S. Dedushajt dhe Adem A. Krasniqit.

Është e turpshme dhe kriminale për secilin që nuk ka marrë pjesë në luftë të kërkojë të trajtohet njëjtë si luftëtarët dhe luftëtaret e UÇK-së, prandaj kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të propozojnë dhe miratojnë “Ligjin e Nderit Ushtarak” siç e ka Amerika “The Stolen Valor Act”, sipas të cilit nëse një person vjedh apo mashtron me merita dhe medalje luftarako-ushtarake, atëherë personi dënohet me gjobë dhe/ose me burg.

Naim S. Dedushaj dhe Adem A. Krasniqi janë dy persona të cilët i kemi identifikuar si mashtrues dhe veteranë të rrejshëm të UÇK-së, por kërkojmë nga Komisioni dhe të gjithë të adresuarit në këtë letër që t’u marrin titullin e dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së të gjithë atyre që gënjejnë dhe kanë vepruar si Naim S. Dedushaj dhe Adem A. Krasniqi.

Ju faleminderit dhe me respekt,

Kryesia e Shoqatës “Atlantiku”

New York
4 nëntor 2015

Më Shumë

Nesër vazhdon seanca konsitutive e Kuvendit

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë për shkak të bllokadës trejavore, do të vazhdojë nesër (e mërkurë) nga ora...

Pa ujë përkohësisht: Defekti në gypin e rezervuarit Kobaj prek disa fshatra të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin Ø125 mm në daljen e rezervuarit Kobaj, do të mbesin...

Lajmet e Fundit