Thaçi: Serbia, me fushatë raciste ndaj Kosovës

Pak orë para se Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-së të votojë për kërkesën e Kosovës për anëtarësim, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur optimist se vendi ynë do të marr mbështetje për të fituar ulësen në këtë mekanizëm të OKB-së.

Në një interviste dhënë në Paris, Radio Televizionit Dukagjini, ai ka thënë se Serbia po bën fushatë agresive dhe raciste për ta penguar pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Qëndrimet e Serbisë në raport me anëtarësimin e Kosovës janë edhe kundër Rezolutës 1244; edhe kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve; edhe kundër frymës evropiane të asaj marrëveshje; edhe kundër fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve tona. Është një deklaratë tepër e ulët, një deklaratë agresive, një qëndrim racist i Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Kjo ka ngjallur më shumë kundër reagime ndaj Serbisë sesa ndonjë qëndrim kundër Kosovës”, ka thënë mes tjerash Thaçi

Sipas ministrit të Jashtëm, Kosova së bashku me vendet perëndimore po punojnë me të gjitha vendet skeptike që ato të votojnë pro anëtarësimit të vendit tonë.

Asambleja e Përgjithshme e UNESC-së do të votojë, zyrtarisht, të hënën prej orës 11:30. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Më Shumë

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Lajmet e Fundit