Zbulohet plani i Rusisë për paqen në Siri

Rusia, sipas një dokumenti që po qarkullon në Kombet e Bashkuara, planifikon të propozojë një proces të reformës kushtetuese në Siri, që do të zgjasë 18 muaj dhe do të pasohet me zgjdhjet e parakohshme presidenciale.

Dokumenti nuk thotë nëse presidenti sirian, Bashar al-Assad, duhet të mbetet në pushtet gjatë asaj kohe.

Ai thotë se “presidenti i Sirisë nuk do të drejtojë komisionin kushtetues” dhe se procesi i reformës do të udhëhiqet nga një kandidat, për të cilin bien dakord të gjitha palët.

Rusia pritet të dalë me propozimet e saj gjatë bisedimeve për krizën në Siri, që do të mbahen të shtunën në Vjenë.

Rreth 20 vende dhe grupe ndërkombëtare pritet t’i ndjekin këto bisedime që objektiv kryesor kanë armëpushimin midis forcave të Assadit dhe atyre opozitare.

Konflikti në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Mbi 250,000 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Lajmet e Fundit