18.4 C
Prizren
E hënë, 10 Mars, 2025

E konfirmuar: Nuk ka protestë deri më 28 nëntor

Tre liderët e opozitës kanë mbajtur një konferencë të mbajtur në selinë e AAK-së.
Lideri i AAK-së Ramsuh Haradinaj ka thënë se ajo që ka ndodhur dje është ajo që është paralajmëruar nga Isa Mustafa për ta ndëshkuar opozitën.

“Ata që po kundërshtojnë ‘Zajednicën’ janë sulmuar tek familjet e tyre. Kundërshtimi ynë politik për këto tema të dëmshme do të vazhdojë edhe nëse Mustafa, Thaçi, Shpend Maxhuni janë në gjendje me hedh aq shumë gaz për ‘Zajednicën’. Ndaluni sa s’është bërë vonë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se nuk do të ndalen në kërkesat e tyre ndërsa i ka bërë thirrje policisë që mos të bëhen instrument i politikës.

Edhe kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se kundërshtimi i tyre do të vazhdojë edhe më tutje.

Liderët e opozitës kanë bërë të ditur se takimi i tyre i radhës do të jetë më 28 nëntor.

Opozita protestën e nis pas orës 13:00, synojnë ta vazhdojnë deri në orët e vona

Pas përfundimit të protestës së dhunshme të opozitës, mbrëmë janë mbledhur liderët dhe njerëzit kryesorë të opozitës.
Telegrafi mëson se në mbledhjen e vonshme dje opozita ka vendosur që të mos tërhiqet prej veprimeve të tyre të dhunshme dhe t’i vazhdojnë protestat deri në realizimin e qëllimeve të tyre.

Mësohet se opozita sot është duke mobilizuar njerëz edhe nëpër komunat e tyre dhe protestën do ta nisin pas orës 13:00.

Telegrafi merr vesh se qëllimi i organizatorëve të protestës së opozitës është që protestat t’i vazhdojnë deri në orët e vona, që situata të duket sa më dramatike.

Muharrem Nitaj: Sot do të ketë protestë

Partitë opozitare edhe sot pritet të organizojnë një protestë, por për detajet e veprimeve të sotme do të takohen gjatë ditës.
Një gjë të tillë e konfirmoi Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së.

“Ka me pasë protestë, por nuk dimë më shumë detaje,” thotë Nitaj.

Ndërsa Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ende nuk e di se çka do të ndërmerret nga opozita gjatë ditës së sotme.

Ai e konfirmoi se shumë shpejt pritet që të takohen liderët e partive opozitare.

“Tri partitë opozitare pritet të takohen sot për të vendosur në lidhje me atë se çka do ndodhë…. Ende nuk kemi informacion se a do ketë ose jo protestë”, tha Krasniqi.

Ai tha se mbas takimit do ta shpallin edhe veprimin e ardhshëm. /kallxo.com/

Më Shumë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Prizreni marshon për barazi, drejtësi dhe siguri

Për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, aktivistet dhe aktivistët e Prizrenit kanë organizuar marshin tradicional, me kërkesën për barazi, drejtësi...

7 Marsi në Prizren: Nderim për mësuesit dhe kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinjtë

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren organizoi sot manifestim të veçantë në Shtëpinë e Kulturës "Xhemajli Berisha" për nder të 7 Marsit – Ditës...

Lajmet e Fundit