0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Avokati ankohet për paraburgimin e Donika Kadaj-Bujupit

Avokati Arianit Koci brenda një ore do të dorëzojë ankesën kundër paraburgimit të Donika Kadaj-Bujupit.

KALLXO.com e ka siguruar ankesën që Koci do ta dorëzojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës me kërkesë që ajo t’i shkojë Gjykatës së Apelit.

Koci në ankesë e quan të padrejtë vendimin për paraburgimin e Donika Kadaj-Bujupit.

“Ky vendim nuk ka qenë as i drejtë as i ligjshëm, e as proporcional. Prandaj ky vendim as nuk ka ndikuar në forcimin e zbatimit të ligjshmërisë e as në qetësimin e situatës politike. Gjykata ka pasur hapësirë juridike ta marrë ndonjë vendim tjetër,” tha Koci.

Ai në ankesë rendit edhe elemente tjera me të cilat konteston vendimin.

“Vendimi i gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit përmban të meta të shumta. Gjykata bën formulime të standardizuara dhe stereotipe duke mos iu referuar fakteve të veçanta të lëndës. Asnjë nga pretendimet e mbrojtjes nuk është trajtuar në arsyetim të këtij vendimi,” thuhet në ankesën e avokatit Koci.

Deputetes së AAK-së iu caktua të mërkurën masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa avokati Koci nuk e di se në cilën qendër paraburgimi ndodhet Kadaj-Bujupi, por supozon se ajo duhet të jetë në Lipjan.

Koci thotë se në kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit nuk është bërë ekspertiza për tymin në seancë.

Po ashtu në ankesën e Kocit thuhet se mbrojtja ka argumentuar se kualifikimi juridik i veprës penale është I gabuar.

“Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale,” sqaron ankesa.

Në ankesë Koci thotë se nuk janë marrë parasysh nga gjykata pretendimet e mbrojtjes lidhur me imunitetin, ndërsa ia zë për të madhe gjykatës se në arsyetimin e vendimit të saj përmend edhe rrezikun e ikjes, një gjë të cilën sipas Kocit nuk e bën as prokuroria. /Kallxo.com

Më Shumë

Në Dragobil të Malisheves, telashe me rrymë

  Në Dragobil të Malishevës janë evidentuar telashe me energinë elektrike gjatë procesit të sotëm të votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Menaxheri i kësaj qendre,...

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

Lajmet e Fundit