8 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Arrestimet nuk e zhbllokojnë Kuvendin

Paraburgimi i shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, dhe kërkimi për arrestim i tre deputetëve të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nuk do ta zmbrapsë opozitën nga bllokimi i punës së Kuvendit përderisa nuk anulohet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin.

Madje, opozitarët thonë se koalicioni qeverisë ose duhet t’i arrestojë të gjithë opozitarët, ose t’i anulojë marrëveshjet pasi, sipas tyre, në asnjë formë ata nuk do të lejojnë që të ketë normalitet në vend.

Sipas përfaqësuesve të bllokut opozitar, koalicioni qeverisës nuk duhet të thërrasë seanca të reja pa ndonjë marrëveshje politike. Kurse analistët thonë se Qeveria duhet të angazhohet për gjetjen e zgjidhjes e sipas tyre nëse as Qeveria nuk angazhohet për gjetjen e zgjidhjes, në atë rast duhet të reagojë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se përmes arrestimit të deputetëve pushteti po mundohet t’ia pamundësojë opozitës kundërshtimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin. /Zëri

Më Shumë

27 vjet nga Masakra e Pastaselës, kujtohen 106 viktimat e pafajshme

Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31...

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Lajmet e Fundit