30.4 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Krimineli në vendin e krimit

Nga Jakup Krasniqi

Kush është Dikoviqi?

Dikoviqi ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave gjatë gjithë luftës (98-99). Brigada ishte e stacionuar në Rashkë dhe ishte nën komandën e Lubiha Dikoviq-it. Para se këto njësi të dërgoheshin në Kosovë, shumë oficerë ushtarakë në mesin e të cilëve edhe nënkolonelët Slobodan Stoiši?-i dhe Miodrag Gjorgjeviqi, kanë rekrutuar dhe trajnuar grupe kriminelësh në mesin e të cilëve kishte edhe shumë kriminel ordiner që regjimi i Beogradit paraprakisht i kishte liruar nga vuajtja e dënimit.

Kriminelët e tillë u integruan në Sigurimin ushtarak dhe pa dyshim që ishin nën komandën e oficerëve të lartë të ushtrisë së Serbisë. Siç ishin edhe Slo¬bodan Stoishiqi dhe Miodrag Gjorgjeviqi. Pas trajnimit profesional e kriminal në muajin korrik të vitit 1998, qenë dërguar në Kosovë. Këta njerëz ishin pjesë e pa ndarë e pushtetit politik e ushtarak serb.

Më 7 mars 1999, njësi të kësaj Brigade nga Rashka kaluan në Kosovë, ndonëse në ketë kohë në Rambuje mbahej Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën. Kjo sjellje e pushtetit serb ishte tregues më i mirë se regjimi i Beogradit nuk kishte ndërmend të tërhiqet nga logjikën e luftës për të realizuar planit e gjenocidit në Kosovë.

Kjo Brigadë me komandant Dikoviqin, në fshatrat e Drenicës kane kryer krime të tmerrshme në fshatrat e Drenicës, sic ishin ato të fshatit Kozhicë. KRIMINELET e ushtrisë serbe në familjen e Abedin Durmishit, në shtëpinë e tij “forcat serbe ngujuan 115 vajza të reja, gra, fëmijë dhe plaka. Në katin përdhes i mbyllën 31 femra dhe fëmijë. Pastaj sollën edhe 88 fëmijë shqiptarë, 28 prej të cilëve i mbyllën në katin përdhes ndërsa 60 në katin e dytë. Pastaj, u seleksionuan 27 gra dhe fëmijë dhe u dërguan në fshatin Qirez. Disa prej grave ishin shtatzëna (4 muajsh-8 muajsh). Këto gra u dhunuan, u keqtrajtuan seksualisht dhe në fund u vranë”, argumenton Bardhyl Mahmuti në librin e tij: Mashtrimi i Madh.

Autori në fjalë argumenton tregimet e tija tronditës: “Pesë vajza të reja: Zahide Xhema (19 vjeçare), Lumnie Zym¬beri (20 vjeçare) Antigona Dibrani (20 vjeçare), Bukurie Dibrani (20 vjeçare) Mirishahe Dibrani (17 vjeçare) dhe tri gra: Miradije Dibrani, Tahire Shllaku dhe Fahrije Ademi u hodhën në tri bunarët e fshatit Qirez. Kufomat e tyre u zbuluan në muajin korrik të vitit 1999”.

Kjo që e thotë Bardhyl Mahmuti, mbështetet edhe nga Dosja Dikoviq e “Fondi për të Drejtën Humanitare” në faqet 5-8, ku jepen detaje për ekzekutimin e “250 civilëve shqiptarë, prej të cilëve 25 ishin të mitur. Nga 25 të miturit e ekzekutuar, emrat e të cilëve publikohen në faqen 8 të kësaj dosje, 24 kufoma u gjetën, ndërsa kufoma e Nuredin Dvoranit, i lindur më 28 maj 1982, nuk u gjet” as sot e kësaj dite.
Veprime të njëjta, kriminelet e ushtrisë serbe kryen edhe në fshatrat Verboc, Dashec, Baks, Vikatovë të Vjetër e Izbicë, fshatra këto të Drenicës. “Gjithsej 92 civilë shqiptarë të fshatit Verboc u vranë”. Të njëjtin fat e pësuan edhe fshatrat tjera të përmendura e të pa përmendura.

Lubisha Dikoviqi, Komandanti i asaj Brigade, sot Komandant i Ushtrisë Serbe. ishte përgjegjësi kryesor i krimeve të përmendura dhe i shumë krimeve të tjera të fshehura. Ato veprime që kishin qëllim zhdukjen e plotë ose të pjese të një kombi, me të gjitha standardet ndërkombëtare janë akte të një gjenocidi të egër. I implikuar në të gjitha vrasjet ku shtrihej prezenca e asaj Brigade, e kanë vetëm një adresë, Komandantin e ushtrisë së sotme serbe, Lubisha Dikoviqin. Është tepër ë rëndë Dosja e Dikoviqit për krimet e Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave (Serbi – Mal i Zi). Në Dosjen e tij përmenden edhe “mijëra mjete automo¬bili¬stike, autobusë, kamionë, traktorë”, gjërat që ata i plaçkitnin në Kosovë ua shitnin qytetarëve serbë ne Serbi e në Novi. Pa gjë nuk kishte mbetur as Lubisha Dikoviqi i cili kishte përvetësuar një “Landrover të shtrenjtë amerikan, një Mercedes 300 dhe u bë pronar i mijëra krerëve të kafshëve që u ishin plaçkitur fshatarëve shqiptarë” – thotë Bardhyl Mahmuti në librin e përmendur

Në dosjen e krimeve të kësaj Brigade, pa asnjë dyshin që janë edhe vrasjet masive që u kryen në fshatrat: “Oshlan, Dubravë, Obri, Skenderaj, Lubeniq, Krelan, Staradran, Qyshk, Pavlan dhe Zahaq”, ku do ku ajo e shtrinte prezencën e saj.
Deri më sot, asnjë pjesëtar i Brigadës 125 nuk është nxjerrë para drejtësisë, për krimet që kanë kryer individualisht por edhe për shkak të përgjegjësisë koman¬duese. Në Dosjen e Fondit për të Drejtën Humanitare, në faqen 6/7 publikohen emrat e kuadrit komandues të Brigadës 125 që ishin përgjegjësit e drejt për drejt të krimeve.

Lubiša Dikoviqi, në vend që të dënohet ai u shpall hero i popullit nga Slobodan Milosheviqi. Regjimi i Millosheviqit ra, por dekorimi i njerëzve të tij në kontinuitet po gradohen?!

Më Shumë

Aktakuzë për fajde në Prizren, viktima humbi mbi 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., i cili ndodhet në paraburgim që nga data...

Përurohet libri “Proza popullore legjendare shqiptare” i prof. dr. Sabahajdin Cenës

Në një ngjarje të veçantë kulturore të mbajtur në Rahovec, u përurua libri “Proza popullore legjendare shqiptare”, vepër e autorit të ndjerë prof. dr....

Lajmet e Fundit