Të ndarë më 28 Nëntor

Edhe në Kosovë, edhe Shqipëri, 28 Nëntori gjen politikën shqiptare të ndarë. Secilën në mënyrën e vet.

Tri partitë opozitare në Kosovë kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të protestuar – ndonëse këtë grumbullim të tyre në Prishtinë e quajnë “manifestim” – për Marrëveshjet e Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Pas gazit lotsjellës në Kuvend dhe pas përleshjeve me policinë rrugëve të Prishtinës, për ç’gjë kanë marrë kritika të ashpra nga faktori ndërkombëtar, liderët e VV’së, AAK’së dhe Nismës kanë premtuar se organizimi i tyre i sotëm do të jetë paqësor.

Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj konsiderojnë se Qeveria e Kosovës ka disa mundësi për dalje nga kjo situatë – të cilën ata e quajnë krizë, ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e vlerësojnë jo si krizë por si tentim të Opozitës për marrje të pushtetit me dhunë.

Sipas tyre, tërheqja e marrëveshjeve, referendumi, ose zgjedhjet e jashtëzakonshme, janë çelësi për kthim në normalitet. Të tri këto opsione janë hedhur poshtë nga Pozita.

Sot, të dyja palët, shënojnë të ndara Festën e 28 Nëntorit.

Po ashtu, në Shqipëri, edhe ky 28 Nëntor, siç raportojnë mediat shqiptare, e gjen sërish politikën shqiptare të ndarë mes Vlorës dhe Tiranës.

Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar do të jenë sot në orën 10:00 në Sheshin e Flamurit në Vlorë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit dhe të festimeve për Ditën e Pavarësisë.

Opozita, ndërkaq, e cila feston më 28 Nëntor Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, po në orën 10:00 do të zhvillojë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”. /Politiko.net

Më Shumë

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Lajmet e Fundit