3.4 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Arrestohen 3 persona për pengmarrje

Pasditen e premtes, rreth orës 18:30, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë operacionin “Pengu” në fshatin Plan në zonën e Dukagjinit.

Me këtë rast është bërë i mundur lirimi i S.K., i cili mbahej peng që nga data 21 nëntor si dhe u bë kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të pengmarrjes.

Gjatë operacionit, të dyshuarit si pengmarrës shkëmbyen zjarr me policinë. Megjithatë, është bërë i mundur arrestimi i tre prej tyre. Në pranga përfunduan shtetasit Tomë Shkrepa, Lek Shkrepa, dhe Kolë Dushku si dhe janë shpallur në kërkim P. Dushku, P. Dushku, L. Vala dhe F.Vala.

Besohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng në qytetin Shkodër, shtetasit S.K dhe A.K, ku më pas shtetasin A.K e kanë lënë të lirë me qëllim gjetjen e shumës prej 10 mijë eurosh në këmbim të lirisë së vëllait të tij të cilin e kanë mbajtur peng në fshatin Plan.

“Arsyja e pengmarrjes dyshohet të jetë ndërmjetësimi që ky shtetas kishte bërë me disa shtetas të tjetër të cilët u kishin blerë lëndën narkotike shtetasve të sipërpërmendur dhe s’ju kishin dhënë lekët”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollove u gjetën 15 gëzhoja, model 56, kaliber 7.62, si dhe 275 gram lëndë bimore e dyshuar kanabis sativa. /Top Channel

Më Shumë

Pa pranga

Shkëlzen Çoçaj Liria nuk gjykohet, ajo merr frymë si era n’male. S’njeh pranga, as dyer t’mbylluna. E vërteta nuk fabrikohet, ajo lind n’dritë. Ecë zbathun mbi gurë, por kurrë s’e humb udhën. E...

Vjedhja e votave në Prizren, Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuar

Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve në çështjen penale ndaj B.B., A.H., A.K., Gj.Sh.,...

Lajmet e Fundit