19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Keqpërdorimi i parasë publike nga mafia e pushtetit të Prizrenit

Aferdita Morina-Biffar

Në asnjë vend të botes nuk ndodhë që një kryetar komune me sejmenët e tij të grabit kaq mizorisht dhe plaçkit kaq barbarisht paratë e popullit.

Keqpërdorimin e parasë publike, pushteti i Prizrenit ka kohe që e ka ngritur në sistem, vjedhjen dhe plaçkitjen e saj e ka bëre mënyrë jetese.

Këtu në Prizren, jo politikanët, por mafia e veshur me uniformën politike të pushtetit po qeverisë me neve.

Vetëm në nëntëmujorin e këtij viti pushteti yne i paskrupullt lokal paska shpenzuar mbi 50 mijë euro për udhëtimet brenda vendit dhe mbi 18 mijë euro për ato jashtë vendit.

Merreni me mend, 50 mije euro për udhëtime brenda një vendi që ka vetëm 10.887 km² !

Ndërsa për karburante për vetura nga buxheti i Prizrenit paskan dalë mbi 70 mijë euro.

Tani, ku është logjika e arsyetimit të zhvatjes se këtyre shumave të parave të taksapaguesve të Prizrenit?!

Nëse 70 mijë euro janë shpenzuar për karburante për vetura, atëherë ku paskan shkuar këto 50 mijë të tjerat që i paskan pozicionuar në buxhet si të dalura për udhëtime brenda vendit?

A nuk janë veturat mjetet e vetme me të cilat zyrtarët komunal të Prizrenit udhëtojnë nëpër Kosovën tonë të vogël, apo për ti rënë rreth e rrotull vendit kryetari me sejmenët e tij paskan perdorë helikopter i cili na i paska ngrënë edhe 50 mijë euro të tjera nga buxheti i komunës!?

Ky pushtet përveç që grabit djersën e prizrenasve, merr edhe guximin t’ua fyej inteligjencën e tyre duke shpikur pozicione të pakuptimta buxhetore, për ta arsyetuar zhvatjen dhe gllabërimin..

Shto këtu edhe shpenzimet marramendëse për mirëmbajtje të veturave pastaj për telefonata, furnizim me ushqim e pije si dhe dreka zyrtare del se, nëse këta pushtetarë të Prizrenit do të qeverisnin në një vend perëndimor, tani do të ishin që të gjithë para gjyqit dhe do të përfundonin prapa grilave. Sepse, jo vetëm që vjedhin e mashtrojnë, por edhe sepse aq paskrupullt e dëshmojnë me paturpësi vjedhjen e tyre.

Mjafton tu bëhet një rishikim pasurisë se tyre të shtuar qysh se erdhën në pushtet, shtëpitë e ndërtuara, pronat, udhëtimet, veturat super të shtrenjta, pronat e regjistruara në emër të familjarëve…etj etj… kur rroga e tyre nuk mundëson më shumë se të jetuarit një jetë normale dhe jo të shtojnë as një të mijtën e pasurisë që kanë shtuar, këto do të ishin dëshmi për çdo zyrë finance në Perëndim për hetim deri në palcë e rrënjë.

Është koha e fundit që kundër keqpërdorimit të pozitave zyrtare dhe zhvatjes së buxhetit, që është e keqja më e madhe që po i ndodhë këtij vendi, të bëhemi radikal si kundër një kanceri.

Ndryshe nuk ka shpëtim nga ajo!

Nëse kjo e keqe nuk luftohet që të shkulet me rrënjë, ajo do të na vras përgjithmonë dhe përfundimisht ka për ta shndërruar këtë vend në varr, ku askush nuk mund të jetoj dinjitetshëm.

Nëse instucionet kompetente nuk marrin masa urgjente për ti ndaluar keqpërdoruesit e parasë së shenjtë të popullit, atëherë Kosova lirisht të marri iniciativën për krijimin e çmimit më të lartë në vend “ Honoris Causa – për krim dhe zhvatje të parasë dhe pronës publike”…dhe këtu pushteti i Prizrenit do të përmbushte të gjitha parakushtet për ta gëzuar i pari këtë çmim!!!

Më Shumë

Drini i Bardhë ngjitet në Ligën e Dytë, kryetari i Prizrenit uron kampionët

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e klubit futbollistik “Drini i Bardhë” nga Hasi, i cili në sezonin 2024/2025 u...

Rahoveci fiton ndeshjen në tavolinë

Dueli i së premtes së kaluar, ku u takuan dy skuadrat tashmë që kanë rënë nga Liga e Parë dhe stinorin tjetër do të...

Lajmet e Fundit