BD: Prokuroria të hetojë krimin e organizuar në Prizren

Bashkimi Demokratik(BD) në Prizren, ka ftuar edhe një herë organet e drejtësisë që të hetojnë krimin e organizuar të Komunës.

“Publikimet e fundit rreth të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm në projektin për rregullimin e sheshit të Lidhjes së Prizrenit, veç sa i forcon denoncimet tona të vazhdueshme lidhur me krimin e organizuar që e ka kapur pushtetin komunal në Prizren dhe është duke e keqpërdorur deri në ekstrem taksën e qytetarëve dhe pronën publike”, thuhet në komunikatën e BD-së.

“Bashkimi Demokratik me kohë i ka bërë thirrje publike organeve të ndjekjes që të hulumtojë dhe ti qet para drejtësisë grupin e organizuar kriminal i cili po i jep imazh të keq qytetit të Prizrenin dhe Kosovës, ku në bashkëveprim janë duke i dëmtuar ambiciet e Kosovës për integrime drejtë Bashkimit Evropian”.

“Për vite të tëra rresht auditori i përgjithshëm dhe mekanizma tjerë të shoqërisë kanë denoncuar publikisht qeverisjen komunale në Prizren, mirëpo për fatin e keq deri më tani asnjë hap konkret nuk është bërë për dënimin e këtyre keqbërësve të cilët me dhjetëra prej tyre, me vite të tëra hetohen nga njësitet për luftimin e krimit të organizuar dhe krimet ekonomike”.

“Ajo që dihet publikisht në opinion ne dyshojmë se është një përqindje e vogël nga shumë të këqija që ky pushtet po i bën qytetit tonë, prandaj edhe një herë ftojmë organet kompetente të veprojnë sa nuk është bërë vonë dhe të hetojnë të gjithë tenderët dhe transaksionet e Komunës së Prizrenit në Arsim, Shëndetësi, Urbanizëm, Inspektorat dhe Shërbime Publike ku me të drejtë edhe auditori i përgjithshëm ka evidentuar shkelje të rënda, për të cilat shkelje deri më tani askush nuk ka marrë masa”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Lajmet e Fundit