11.6 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Seanca të hënën, opozita e quan provokim

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e Kuvendit të Kosovës të mbahet të hënën e ardhshme, në orën 10:00. Në këtë seancë do të jenë 26 pika të rendit të ditës, duke përfshirë shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për buxhetin e vitit 2016.

Gjithashtu është vendosur që më 17 dhjetor presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë u bëri thirrje subjekteve opozitare që t’i kthehen Kuvendit dhe të mos vetëpërjashtohen.

“Kisha dëshiruar ta shfrytëzoj këtë moment t’i bëj ftesë serioze opozitës që të vije në seancë. Në asnjë moment qëllimi as imi, as i kësaj Kryesie nuk ka qenë dhe nuk është që të përjashtohet dikush nga opozita. Ju edhe vetë e keni vënë re që çdo herë jam munduar t’i thërras të marrin pjesë në seancë, mos ta vetëpërjashtojnë veten, mos të vetinkriminohen”, është shprehur Veseli.

Kreu i Kuvendit më tej i ka përgëzuar institucionet e drejtësisë për punën profesionale, siç ka thënë ai.

“Sido që të jetë dua të përçoj mesazhin se askush nuk është mbi ligjin dhe t’i përgëzoj organet e rendit për punën e tyre dhe organet gjyqësore për punën e tyre profesionale”, ka deklaruar Veseli.

Kryeparlamentari Veseli ka sqaruar se nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Aida Dërguti, ka kërkuar që të mos mbahet seanca për shkak të iniciativës së presidentes për dialog. Por, sipas tij, kjo nuk pengon asgjë që të vazhdojnë me mbajtjen e seancave plenare. /Zëri/

Më Shumë

Krimi në Prizren: Babai dyshohet se sulmoi me thikë vajzat në gjumë, i tha gruas “duhet të vdesim të gjithë”

Prizreni dhe i gjithë vendi u trondit mëngjesin e së martës, me vrasjen e rëndë të 15-vjeçares, shtetase turke. Krimin po dyshohet se e...

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për shpërthimin e...

Lajmet e Fundit