3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Berisha: Komuna e Prizrenit është shndërruar në anarki

Zafir BerishaBashkimi Demokratik në Prizren ka akuazuar pushtetin për anarkinë që ka krijuar në Prizren. “Bashkimi Demokratik shpreh shqetësimet e veta publike rreth anarkisë që ka përfshirë qytetin e Prizrenit në të gjitha segmentet e jetës si rezultat i klasës politike të korruptuar që po qeverisë me qytetin. Kjo anarki e cila veçanërisht pas shpalljes së zgjedhjeve lokale ka kaluar çdo limit të funksionimit normal të institucioneve duke i shfrytëzuar ato për përfitime personale të njerëzve të caktuar që janë pjesë e grupeve para politike në qytetin e Prizrenit”, tha kryetari i BD-së, Zafir Berisha.

Sipas tij, ditëve të fundit në Prizren qeveria e të “pandehurve” të PDK-së po bëhet e verbër para atyre që ka filluar me të madhe ndërtime pa leje, mbi ndërtime, uzurpim i pronës publike, dhe shkatërrim i infrastrukturës.

Këto fenomene që kanë filluar më herët, por që ditëve të fundit kanë arritur kulmin edhe për faktin se grupet para politike të partisë në pushtet e kanë nuhatur se qytetari i Prizrenit do t’i ndëshkoj rëndë në zgjedhjet që priten të mbahen dhe kjo suitë politike në ikje po mundohet në ditët e fundit që ti mbush gjepat e tyre duke dëmtuar rëndë imazhin evropian të qytetit të Prizrenit”, tha Berisha.

Aio tha se situatën e keqe e rëndon edhe hapja e tenderëve pa mbulesë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike si dhe konkurset për punësim në kundërshtim me ligjin që po ndodhin në shumë drejtori të Komunës së Prizrenit.

“Arsimi vazhdon të jetë njolla më e rëndë në Prizren, sepse partizan analfabet që menaxhojnë këtë drejtori ditëve të fundit hapin konkurse për t’i krijuar hapësirë punësimi militantëve partiak deri sa në anën tjetër në dhjetëra shkolla mbajnë të fshehura shumë vende të punës ku partizanët e PDK-së punojnë edhe me shkolla të mesme dhe përgatitje jo adekuate, gjë e cila po ndikon shumë rëndë në cilësinë e arsimit nëpër shkollat e Prizrenit, sitat të cilën po e përcjellë edhe mos licencimi i arsimtarëve të cilët nuk mendojnë si partia në pushtet derisa në anën tjetër licencohen arsimtarë të profileve joadekuate”, tha Berisha.

Ai tha se Bashkimi Demokratik është pretendent i arsyeshëm për të qeverisur nga nëntori me Prizrenin. “I sigurojmë qytetarët se kjo që po ndodhë me keq menaxhimin e institucioneve do ti vihet fundi dhe të gjithë ata që po përfitojnë në kundërshtim me ligjin do të ndëshkohen për të vetmin qëllim që ti kthehet krenaria e qytetit dhe institucioneve në Prizren”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ "Advancing Together", sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër...

Parashqevi Simaku rikthehet në Fest 63

Në natën e tretë të Fest 63, që është edhe “Nata e Nostalgjisë”, do të jetë e pranishme në skenën e Festivalit edhe këngëtarja...

Lajmet e Fundit