23.8 C
Prizren
E premte, 19 Korrik, 2024

Gashi: Kryeziu do të votohet edhe nga kundërshtarët tanë politik

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren është e bindur se kandidati Eqrem Kryeziu, do t’i fitojë zgjedhjet e 3 nëntorit. Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se kandidatura e Kryeziut është unifikuese në LDK.

“Kandidatura e Eqrem Kryeziut për kryetar të Prizrenit është kandidaturë që unifikon më së shumti anëtarësinë e LDK-së, dhe jo vetëm anëtarësinë tonë, por është kandidatura që do votohet në mënyrë plebishitare nga qytetarët, pasi që ai, shihet si i vetmi opsion që do të nxjerr qytetin tonë nga bataku i korrupsionit në të cilën e kanë futur vendin këta qeveritar që po ikin”, tha Gashi.

Sipas tij, LDK-ja është e bindur se kandidatura e LDK-së, për kryetar të Komunës së Prizrenit, do votohet edhe nga anëtarët e partive tjera. ”Madje edhe nga kundërshtarët tanë politik, gjithmonë shihet si i vetmi opsion që do të nxjerr qytetin tonë nga kjo krizë e madhe”, tha Gashi.

Ai tregoi se LDK- ja në Prizren ka kohë që ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e nëntorit. “Kemi filluar me aktivitete ende pa u zyrtarizuar kandidati për kryetar të Komunës. Në këtë aspekt të organizimit jemi mirë dhe jemi të bindur se do t’i përmbushim të gjitha detyrat që ia kemi përcaktuar vetës”, tha Gashi.

Ai tha se aktualisht LDK-ja është në fazën përfundimtare të hartimit të programit zgjedhor. “Oferta jonë do të jetë e pranueshme nga shumica e qytetarëve të Prizrenit. Do jetë një program që do të bëjë kthesën e madhe ku qyteti ynë do hyjë në një fazë të zhvillimit të hovshëm ekonomik”.

Kryesia e LDK-së në Prizren po ashtu ka përcaktuar kriteret për përzgjedhjen e emrave për kandidatë për Kuvendin Komunal. “Besojmë se me konsultime të ngushta me nëndegët në një kohë shumë të shpejt do dalim me listën e emrave të kandidatëve “, tha Gashi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

‘Bota ime’, Violetë Kukaj publikon imazhet me të bukura me fëmijët e saj

Këngëtarja e njohur kosovare, Violetë Kukaj është ndër këngëtaret më me zë në vend. Ajo tashmë është shumë aktive edhe me projekte të reja muzikore,...

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë: Rajoni i Prizrenit në vitin 2024 ka 50 mijë banorë më pak se në vitin 2011

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të premten, ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave për vitin 2024, përfshirë...

Lajmet e Fundit