12.2 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Isa Mustafa pat premtuar liberalizim të vizave për 2015!

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa me të marrë postin e kryeministrit, një nga premtimet më të mëdha që kishte bërë, ishte pikërisht liberalizimi i vizave. Ai në një intervistë që e kishte dhënë për Radio Kosovën me datë 25 dhjetor 2014, saktësisht para një viti, ishte i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë vitit 2015, raporton Gazeta Blic.

I pyetur nga gazetari se a do të ndodhë liberalizimi gjatë viti 2015, Isa Mustafa në këtë intervistë ishte përgjigjur: “Përkundër disa deklaratave që ne po i dëgjojmë, unë jam i bindur – dhe besoj se do të kemi. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmbushim të gjitha detyrimet dhe t’i kryejmë detyrat që i kemi para BE-së. Të hyjmë në këtë proces, ta realizojmë këtë proces, të japim garancione të forta për këtë, por si parakusht i kësaj ne duhet t’i frenojmë migrimet të cilat tani i kemi, që ndoshta në pikëpamje të njerëzve të cilët po tentojnë që edhe në këtë mënyrë ta lëshojnë Kosovën – ka arsye, por s’kemi arsye fare si vend të manifestojmë sjellje të tilla, sepse duhet ta ruajmë pavarësinë që e kemi, dhe duhet ta kultivojmë besimin në shtetin e Kosovës”.

Pos kësaj interviste, Isa Mustafa me të marrë postin e të parit të Qeverisë, ndër të tjera kishte premtuar se liberalizimi mund të ndodhte madje në pranverën e vonë të 2015, por që doli të ishte një premtim i pa përmbushur, raporton gazeta Blic.

Ndonëse jemi në prag të vitit 2016, BE sot i ka dhënë një raport negativ Kosovës, sa i përket plotësimit të kushteve për liberalizim të vizave.

Pos Isa Mustafës, edhe dy anëtarë të kabinetit të tij, Hashim Thaçi e bekim Çollaku, ishin të bindur se se do të ndodhë liberalizimi shumë shpejt.

Më Shumë

Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë dhe mbi 50 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2227 gjoba trafiku. Nga PK-ja është njoftuar edhe se...

Haradinaj kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejat e Ratkocit, Vrajakës, Bratotit e Malësisë së Vogël, në Ditën e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit. Ai...

Lajmet e Fundit