Donika mezi pret t’i kthehet Kuvendit

Deputetja dhe Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi është e para deputete nga radhët e opozitës e cila u arrestua më 18 nëntor për shkak të veprime të saj në Kuvend ku edhe hodhi gaz lotsjellës.

Për nesër Kuvendi i Kosovës ka paraparë të mbajë seancën e radhës ku do të shqyrtohen edhe disa pika nga rendi i ditës i seancës së kaluar, e po ashtu presidentja, Atifete Jahjaga do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve.

Ndërkaq nuk dihet nëse deputetja Kadaj-Bujupi do të jetë pjesë e kësaj seance pasi që nesër do të merret vendimi përfundimtar për të se a do të lirohet apo do i vazhdohet masa e arrestit.

E kontaktuar nga Indeksonline, Kadaj-Bujupi ka thënë se në momentin që i hiqen kufizimet ajo do ti kthehet Kuvendit.

“Në momentin kur të më hiqen kufizimet unë do të vazhdoi aktivitetin tim si deputete në shërbim të qytetarëve. Dhe sigurisht do ti kthehem punëve të mia në Parlamentin e Republikës”, ka thënë Kadaj- Bujupi.

Kujtojmë se opozita ka thënë se do ta kundërshtojnë fjalimin e presidentes në Kuvend mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera se me çfarë metodash do të bëhet ky kundërshtim, ani pse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ditë më parë ka thënë se do ta kundërshtojnë me metodat e njëjta siç kanë bërë edhe në vizitat e presidentit Fischer dhe komisionerit Hahn.

Më Shumë

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

Lajmet e Fundit