Munir Basha: Qeveria “Muja”, paranë publike e shpenzoi në funksion të PDK-së

Kryetari i Partisë Konservatore në Prizren, Munir Basha, vlerëson se Qeveria “Muja”, gjatë vitit 2015 ka dështuar t’i realizojë premtimet e dhëna në shumë fusha. Sipas tij, kjo qeveri buxhetin komunal e ka shpenzuar në funksion të elektoratit të PDK-së.

“Nëse e shikojmë destinimin dhe mënyrën e shpenzimit të parasë publike, mund të them se ky buxhet, ka vazhduar të jetë në shërbim të “pozicioneve të forta“, pra të asfaltit dhe kubëzave, që i shkon për shtati oligarkëve të partisë në pushtet”, thotë Basha për PrizrenPress.

“Edhe këtë vit, buxheti ka qenë në funksion elektoral për partitë në pushtet, në veçanti, për PDK-në, si parti bartëse e qeverisë komunale”, shprehet ai.

Basha tregon se pushteti komunal nuk i ka marrë me seriozitet propozimet e Partisë Konservatore, siç ishin: funksionalizimi i Parkut të Biznesit, hapja e Kuzhinës Popullore dhe mbulimi i shpenzimeve të varrimit të të vdekurve.

“Funksionalizimi i Parkut të Biznesit nuk është në funksion edhe pse ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të Komunës”.

“Është injoruar edhe kërkesa jonë për hapjen e një kuzhine popullore”.

“Këtë fat e ka pasur edhe propozimi ynë për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për të vdekurit”.

“Për shkak të mospërfilljes së propozimeve tona nga kjo qeveri, vota ime ka qenë kundër kur është diskutuar projekt-buxheti komunal”.

“Edhe aferat korruptive si dhe proceset gjyqësore kundër zyrtarëve të lartë komunal,fatkeqësisht, kanë qenë një dukuri përcjellëse e kësaj qeverie komunale edhe në vitin 2015-të”. /PrizrePress.com

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Lajmet e Fundit