13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Eqrem Kryzeiu: Përgjegjësinë për mosliberalizim të vizave e mban pozita

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka thënë se përgjegjësinë për mos liberalizim të vizave duhet ta merr koalicioni qeverisës.

“Përgjegjësinë e mban pozita, e vuan Kosova”, është shprehur Kryeziu në një intervistë për “Republika24”. Ai ka thënë se vendi ynë është treguar i gatshëm për bashkëpunim me BE-në vetëm verbalisht.

Z. Kryeziu, Këshilli i Bashkimit Evropian ka dalë me konkluzione se Kosova ende s’i ka plotësuar kriteret për liberalizlimin e vizave. A po i jep një goditje BE-ja Kosovës, pavarësisht se vendi ynë është treguar shumë bashkëpunues me BE-në?

Eqrem Kryeziu: Vendi ynë është treguar i gatshëm për bashkëpunim vetëm verbalisht. Me gjasë gatishmërinë verbale nuk e çmuaka BE-në. As Ju, as unë nuk e çmojmë, me gjasë.

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dështim, të liberalizimit të vizave?

Eqrem Kryeziu: Përgjegjësinë e mban pozita, e vuan Kosova. Por pozita është produkt i vullnetit të lirë politik të Kosovës, që do të thotë se çdo gjë është ok.

A mendoni se do të ketë fluks të ikjes së qytetarëve, pasi tash nuk ka shpresë se do të ketë liberalizim të vizave?

Eqrem Kryeziu: Parimisht, BE-ja nuk mund të inkurajojë refugjatë nga Kosova. Ajo është e interesuar që Kosovën ta bëjë Europë, jo ta strehojë atë. Natyrisht, Europa shpreson se zhgënjimi i të ikurve potencialë nga Kosova të shprehet përmes vetëdijes së tyre politike për të zgjedhë, më në fund, qeveri të përgjegjshme, jo për të blerë biletë autobusi.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka bërë thirrje që bllokada në Kuvend urgjentisht të zhbllokohet. Sa do të merret seriozisht ky mesazh nga klasa politike në Kosovë?

Eqrem Kryeziu: Prapa këtij apeli supozohen se do bërë veprime të cilat partitë tona politike parlamentare nuk janë në gjendje t’i bëjnë. U kultivua pasioni i urrejtjes e i përjashtimit të njëri-tjetrit. Së pari duhej stigmatizuar PDK-ja, pastaj VV e AAK. Kështu bëjnë fëmijët në moshën tetë a nëntë vjeç: mund të jem shoqe (shok) me ty, por me kusht që mos të jesh shoqe me tjetrën. Infantizmëm, apo jo? Kur gjatë fushatës së fundit për zgjedhje parlamentare reagoja se kjo mostolerancë ndërpartiake është ligësi, më kërcënonte komuniteti im partiak me linçim, i cili kishte filluar që moti tashmë. Sepse Kosova është shtëpia jonë e përbashkët. Prandaj.

Më Shumë

Në Prizren gjendet i vdekur një shtetas serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete në Prizren.  Në raportin ditor të policisë, thuhet se kanë...

Hyseni për herë të pestë fiton çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 31-të...

Lajmet e Fundit