Kurti: Qeverisë po i vjen fundi

Ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili ndodhet në arrest shtëpiak ka thënë se Qeverisë aktuale i ka ardhur fundi pasi sipas tij, ka mbetur të zgjedhë dy rrugë: dorëheqjen ose rrëzimin.

Kurti ka treguar se 9 janari është protesta e parë që do të vazhdojë për aq sa do të jetë e nevojshme deri në largimin e Qeverisë.

Në një intervistë për Epokën e Re, Kurti ka thënë se vendi nuk ka nevojë për një Qeveri tjetër kalimtare, sepse sipas tij, qeveria Thaçi- Mustafa është kalimtare.

Ai tha se Isa Mustafës, tani që po e arrin moshën e pensionimit, i ka mbetur të marrë vetëm edhe librezën e PDK-së.

“Kjo qeveri kuislinfe duhet të shkojë. Ajo i ka dy rrugë: dorëheqjen ose rrëzimin”, thotë Albin Kurti.

Pas largimit të qeverisë, Kurti ka deklaruar se duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që tri partitë të shkojnë në zgjedhje me listë të përbashkët.

Kurti mendon se qeveria Mustafa do të bjerë para se Hashim Thaçi të bëhet president.

Më Shumë

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Lajmet e Fundit