5.3 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

VV në Prizren: Në protestën e 9 janarit, për të shkarkuar Qeverinë “Mustafa”

Lëvizja Vetëvendosje ! në Prizren mbajti tubim me qytetarët e lagjes “Ortakoll”. Para qytetarëve folën Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku, asambleistë të Komunës së Prizrenit, si dhe Hysen Durmishi, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.

Arbër Rexhaj tha se përkundër që Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të vdekur Zajednicën, kjo qeveri duhet të shkarkohet ose të rrëzohet.

“Ka vetëm dy rrugë, të shkarkohet, ose do ta shkarkojmë ne”.
Rexhaj më tej theksoi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes masive në këtë protestë nga qytetarët e Prizrenit, sepse Prizreni përherë ka qenë aktiv në cështjet kombëtare.

Gjithashtu ai tha se pjesëmarrja masive e jona atë ditë do ta shtyej qeverinë në dorëheqje. Rexhaj tha se nuk do të tolerohet Zajednica sepse ia humb shtetësinë Kosovës dhe demarkacioni i jep tokë Malit të Zi, prandaj nuk tolerohet edhe kjo qeveri e cila ka pjellur këto dy marrëveshje anti-kombëtare.
Asambleistja tjetër Drita Millaku theksoi se protesta e 9 janarit do të jetë protestë paqësore.

“Ne do të dalim dhe do ta realizojmë skenarin tonë protestues, ndërsa aparati shtetëror është ai që e do apo nuk e do dhunën”.
Millaku shpjegoi, se Zajednica e bllokon sistemin politik e ekonomik në Kosovë ndërsa demarkacioni i falë tokë Malit të Zi, prandaj opozita e bashkuar do ta rrëzoj këtë qeveri.

Hysen Durmishi, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës artikuloi domosdoshmërinë e shkuarjes së kësaj qeverie, sepse kjo qeveri solli dy marrëveshje të cilat nuk janë në interesin e Kosovës, prandaj ne e kemi vetëm një rrugë, ajo është një, që këtë qeveri ta largojmë njëherë e përgjithmonë nga pushteti.

Durmishi gjithashtu tha se gjithandej Komunave të Kosovës po vërehet një optimizëm për ndryshime rrënjësore në Kosovë, prandaj bëri thirrje që në këto ditë të mbetura të angazhohemi të gjithë në mënyrë që protesta e 9 janarit të jetë masive./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Rahovec sonte vendoset fituesi i Kupës së Kosovës: Trepça apo Bashkimi?

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që aktualisht kryesojnë edhe Superligën,...

Mjerimi i botuesve shqiptarë

Nga Ben Blushi Pata mundësi të ndjek një seancë parlamentare ku disa botues ishin thirrur të jepnin mendime për ligjin e librit dhe pas dy...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit