-3.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Supremja kthen rastin “Muja dhe të tjerët” në Gjykatën e Apelit

Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur fajtor vitin e kaluar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën dhe 5 bashkëpunëtorët e tij për vepra të pretenduara penale për korrupsion.

Në aktakuzë pretendohej se të dyshuarit kishin kryer vepra të ndryshme penale të keqpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Më 22 korrik 2015, Gjykata e Apelit pjesërisht ka pranuar ankesat e paraqitura nga avokatët mbrojtës, ka anuluar aktgjykimin e ankimuar të Gjykatës Themelore dhe ka kthyer lëndën në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Në një njoftim për media nga EULEX-i thuhet se më 26 nëntor 2015, një kolegj i përzier i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe ka aprovuar ankesën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Shtetit.

Gjykata ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit me anë të të cilit lënda ishte kthyer në rigjykim. Lënda i është kthyer Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një kolegj tjetër.

Rikujtojmë se Muja është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë. /KosovaLive

Më Shumë

Policia shqipton 1,506 tiketa dhe arreston 41 persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 72 aksidente me dëme materiale, ndërsa...

Durmishi: Rruga Prizren – Tetovë po bëhet realitet

UD ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet. Ai në Facebook ka publikuar një video...

Lajmet e Fundit