26.9 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Opozita në Prizren, thirrje për protestë(Foto)

Opozita e bashkuar në Prizren ka mbajtur tubim me studentët dhe banorët e fshatit Korishë.

Kuvendari i VV-së Arbër Rexhaj tha se studentët janë zëri kryesor i zhvillimeve dhe i ndryshimeve në Kosovë.

Ai, shprehu bindjen se studentët e Prizrenit, do t’i përgjigjen thirrjes së opozitës, për ta parandaluar qeverinë drejt realizimit të “Zajednicës” dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

“Studentët, në të gjitha etapat më të rëndësishme të historisë, të kombit, të Kosovës kanë bërë ndryshimin, prandaj nuk kam dyshim se edhe këtë herë ata do ta bëjnë të njëjtën gjë”, tha Rexhaj.

Ndërkaq, Erzen Musliu i Nismës, tha se “Zajdnica” dhe Demarkacioni e përmbysin komplet sistemin në Kosovë.

“Qeveria ka shkelur kushtetutën, prandaj ajo duhet të rrëzohet. Ata kanë treguar se nuk e duan Kosovën por vetveten”.

Prof. dr Hysamedin Feraj në këtë tubim foli për situatën aktuale politike, rrjedhat historike në të cilat ka kaluar historia shqiptare.

“Ne gjithmonë duhet t’i kundërshtojmë të gjitha përpjekjet serbe, qoftë nga Serbia qoftë nga faktori i brendshëm. Nuk duhet të ndalemi në këtë gjë”. Ai gjithashtu tha se këto përpjekje duhet t’i ndal populli i Kosovës.

12494071_10206808468028369_45036877_o

Edhe në tubimin e fshatit Korishë, folën Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje! Lulzim Kabashi nga AAK, Prof. dr. Hysamedin Feraj nga VETËVENDOSJE! dhe Erzen Musliu nga Nisma.

Arbër Rexhaj foli për dëmet që ia sjell “Zajednica” Kosovës në rrafshin politik e ekonomik. Ai ndër të tjera theksoi se “qeveria po dëshiron të bëj Mitrovica të reja, të ndara, ne nuk do ta lejojmë këtë”.

Lulzim Kabashi nga AAK para të pranishmëve theksoi nevojën e organizimit sa më masiv për t’i ndalur këto marrëveshje të cilat i rrëzoi Gjykata Kushtetuese të cilat po i ringjall kjo qeveri. Ai bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës.

Në fjalën e tij Hysamedin Feraj tha se “ne duhet ta bindim veten a jemi për “Zajednicën” apo kundër Zajednicës. Nëse jemi kundër, vendin e kemi në protestë|.

Gjithashtu ai theksoi se Bashkësia Ndërkombëtare dhe faktorët e jashtëm duhet ta shohin vullnetin politik të qytetarëve, nëse ata e shohin se ne heshtim, sigurisht që çdo projekt që është në dëm të Kosovës do të kaloj. Ne kemi nevoj të veprojmë, të kundërshtojmë që t’i ndalojmë këto marrëveshje. Dita është nesër. Kjo qeveri duhet të shkoj”

Erzen Musliu bëri thirrje për bashkëngjitje të elektoratit të Nismës së Kosovës në Prizren dhe tregoi se kanë bërë të gjitha përgatitjet për masivizimin e protestës.

Më Shumë

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Është arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën...

Kurti nderon me praninë e tij finalen e turneut të futbollit në Gjonaj të Hasit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka nderuar me pjesëmarrjen e tij finalen e turneut tradicional të futbollit të zhvilluar në...

Lajmet e Fundit