Takohen Ramush Haradinaj dhe Xhavit Haliti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pasur një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e PDK-së Xhavit Halitin vikendin që shkoi.

Indeksonline merr vesh se Haradinaj dhe Haliti kanë zhvilluar një takim miqësor në njërin nga lokalet e Prishtinës.

Takimi nuk ka qenë krejt rastësi, pasi Haradinaj ka filluar të reflektoi për bllokadën institucionale që po përballet Kosova për shkak të marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Haradinaj i është bashkuar Vetëvendosjes dhe NISMA-s ku janë duke i kundërshtuar marrëveshjet për asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Deri më tani në përkrahje të këtyre dy marrëveshjeve kanë dal Departamenti i Shtetit Amerikan dhe ambasadat e shteteve Evropiane në Kosovë.

Ndrësa tri partitë opozitare nuk janë duke lëshuar pe, dhe janë duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje te reja./Indeksonline/

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit