Anton Quni nuk tregon votën për Thaçin president!

Disa prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që mos ta votojnë Hashim Thaçin për president të Republikës. E para që është shprehur haptas është Vjosa Osmani, e cila njëherësh ka apeluar kolegët e saj të partisë ta bojkotojnë seancën ditën kur bëhet votimi për Thaçin.

Lidhur me këtë, deputeti i LDK-së, Anton Quni në një prononcim për “Zeri.info” ka thënë se është përcaktuar për votimin e presidentit të Republikës, por nuk ka treguar nëse është pro apo kundër Thaçit

“Unë jam i përcaktuar për votën por deklarimin do ta bëjë ditën e seancës”, ka thënë shkurt ai.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi para disa ditëve ka deklaruar se marrëveshja e koalicionit ndërmjet PDK-LDK dhe Listës “Srpska” është që ai të bëhet president.

“Kur të vie koha e kandidimit për President do të prezantoj platformën para popullit dhe Kuvendit. Marrëveshja e koalicionit e parasheh që unë të jem në këtë post”, ka thënë ai. /Zëri/

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit