17.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Nexhat Çoçaj humb ‘betejën’ gjyqësore me Drita Millakun

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj nuk ka arrit të fitojë ‘betejën’ gjyqësore me kuvendaren e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku.

Gjykata Themelore në Prizren, ka marrë vendim që t’ia refuzoi Çoçajt padinë për shpifje ndaj Millakut.

“Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesë-padinë e paditësit N.Ç. nga Prizreni kundër të paditurës D.M. nga Prizreni me objekt të padisë kompensimin e demit për shkak të shpifjes”, njoftoi për “PrizrenPress” zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Vendimi palëve iu është dërguar, dhe kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 15 ditësh”, tha Kicaj.

Drejtori i Arsim në Prizren, Nexhat Çoçaj kishte kërkuar dëmshpërblim prej 15 mijë euro nga kuvendarja e Vetëvendosjes Drita Millaku.

Ai ka paditur Millakun për shpifje kur ajo kishte deklaruar se ka dyshime që bashkëshortja e tij merr pagë të mësimdhënësit më të madhe se kolegët tjerë.

Në seancat gjyqësore, ai pat kërkuar nga gjykata që të vendosë në favor të tij, pasi me shpifje dhe shantazhe të tilla, është prishur imazhi i tij.

Ndërkaq, kuvendarja e VV-së Drita Millaku, ka mohuar se ka shpifur./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 14 përpjekjeve

 Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike që të...

Top-shënuesit e dy finaleve të para: Këta lojtarë kryesojnë te Bashkimi e Trepça

Finalet e Superligës së Kosovës në basketboll kanë prodhuar dy ndeshje të forta mes Bashkimit dhe Trepçës, ku janë evidentuar disa prej top-shënuesve më të mirë të...

Lajmet e Fundit