19.8 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Rexhep Qosja kandidat i opozitës për president?

Hashim Thaçi mund të sfidohet nga një kandidat i fortë për pozitën e kryetarit të Kosovës, ditën kur pritet të votohet për këtë post, muajin që vjen.

Kjo nëse Rexhep Qosja pranon ofertën e opozitës për të kandiduar për pozitën e presidentit të vendit.

Klan Kosova mëson se disa politikanë të lartë në kierarkinë e bllokut antiqeveritar janë duke i kërkuar akademikut ta pranojë një gjë të tillë, pasi që tentimi për Murat Jasharin ka dështuar tashmë.

Njëri nga liderët e forcës më të madhe opozitare, një ish-koleg i Qosjës nga bisedimet e Rambujesë që vjen nga një tjetër subjekt i vogël antiqeveritar, dhe një ish-bashkëpartiak nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike, i janë afruar atij, ditë më parë, me ofertën për t’u bërë kandidat i tyre për president, pasi e shohin si personin e vetëm që mund ta sfidojë seriozisht Thaçin.

Burimet e Klanit, të afërta me këtë zhvillim, kanë thënë se Qosja ende nuk është përgjigjur në këtë ofertë.

Rexhep Qosja ishte vënë në krye të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike – LBD, më 1998, ndërsa në këtë cilësi mori pjesë edhe në bisedime e Rambujesë. Ai, po ashtu, ishte pjesë e lidershipit kosovar edhe në periudhën e parë të pasluftës, duke qenë, bashkë me Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Rada Trajkoviqin, pjesë e Këshillit për Përkohshëm Administrativ të Kosovës, që kryesohej nga shefi i UNMIK-ut.

Por, Qosja nuk qëndroi gjatë në politikë, pasi në zgjedhjet e para të pasluftës nuk doli mirë. Ai u tërhoq pasi me LBD-në e tij fitoi vetëm 1 për qind të votave.

Por kjo nuk e pengoi atë të përkrah forcat politike të dala nga UÇK, deri para pak kohe.

Me krijimin e qeverisë PDK-LDK, dhjetorin e vitit 2014, Qosja ka shfaqur haptazi kundërshti në lidhje me këtë koalicion. Në një intervistë për Klan Kosova, pak kohë më parë, ai e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa kufomë politike, ndërsa Hashim Thaçin stalinist.

Mbase për këto qëndrime, opozita ka vendosur t’i bëjë atij ofertë serioze për postin e presidentit. /Klan Kosova

Më Shumë

Një urim për Rexhep Qosen

Nga Ben Bulshi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps...

Zyrtare: Klodian Duro merr drejtimin e Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Klodian Duros si trajnerin e ri të skuadrës. Një prej emrave më të njohur të futbollit shqiptar, Duro...

Lajmet e Fundit