0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mospërkrahja mbyll revistat letrare

Karakteristika themelore te stilit te MarksitDisa nga revistat letrare që kanë ekzistuar jo shumë moti, nuk mund t’i gjejmë më në treg, për faktin se mospërkrahja ka çuar deri te mbyllja e tyre. Por ka pasur të tjera që për shkak të kërcënimeve janë detyruar të mbyllen.

Ali Mehmetaj, themeluesi i revistës letrare “Verbi” dhe i revistës humoristike “Morri” ka treguar për rëndësinë e të dy revistave. “Verbi” ka funksionuar në vitet 2008-2009 dhe qëllimi i kësaj reviste qe avancimi i shkrimtarëve, dhe i letërsisë në përgjithësi.

Mehmetaj ka thënë për “Zërin” se neglizhenca e ministrit të atëhershëm të Kulturës ka bërë që kjo revistë të mbyllet.

“Katër numrat e parë të revistës janë financuar nga MKRS, pastaj janë zvarritur jo sot, jo nesër edhe asnjëherë më nuk i kanë dhënë paratë. Dy numra më është dashur vetë t’i financoj. Paguaja për një përkthim 40 euro, ndërsa për një tregim 50, vetëm për t’i stimuluar krijuesit. Neglizhenca e ministrit të atëhershëm, Lutfi Haziri ka bërë që revista të mbyllet, pasi që nuk e ka financuar”, ka thënë Mehmetaj.

Fat krejt tjetër nga revistat e tjera ka pasur revista “Morri”, e mbyllur për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që Mehmetaj thotë t’i ketë marrë.
“Morri revistë humoristike, ka përqeshur dukuritë shoqërore por edhe bartësit e tyre, të përmendur me emra konkretë”, ka thënë ai.

“Revista ka nisur të botohet në vitin 2000. Ka dalë për 9 vjet, deri në vitin 2009. Ishte shumë rentabil, për çdo numër më mbetnin 4 deri në 5 mijë euro sepse shitej shumë”, ka shtuar Mehmetaj. Ai ka thënë se shkrimtarët kishin frikë të bashkëpunonin me të për shkak të kërcënimeve, derisa ka treguar se nga kush kërcënohej.

“Morrin e kam mbyllur për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta. E kam lajmëruar edhe UNMIK-un, Ambasadën Amerikane se kam marrë kërcënime nga më të ndryshmet, që kanë ardhur nga PDK-ja dhe AAK-ja. Më janë drejtuar edhe më revole”, ka thënë Ali Mehmetaj.

Tjetër fat e histori ka revista me një traditë të gjatë “Jeta e Re”. Kjo revistë, e themeluar nga shkrimtari Esad Mekuli, në vitin1949, nga kjo kohë ka kaluar nëpër shumë vështirësi, me ç’rast edhe nuk ka arritur të botohet. Agron Gashi, kryeredaktor në këtë revistë, ka potencuar se është e vetmja revistë letrare që ka karakter shkencor, ai ka thënë së nëpër të kanë kaluar emra të shkuar të shkencës letrare.

“Jeta e Re e ka ruajtur programin prozë, poezi, kritikë, përkthim, por e kemi shkuar edhe rubrikën etno, për të gjithë ata që janë të interesuar të shkruajnë në këtë fushë”, ka thënë Gashi. E rëndësishme është se është shtuar edhe cilësia edhe volumi i saj, por edhe interesimi për Jetën…”. Gashi ka treguar se revista është e regjistruar në asociacione ndërkombëtare, dhe se të gjitha shkrimet që botohen në të njihen ndërkombëtarisht.

Kryeredaktori Gashi ka thënë se formati i saj vlerësohet nga të gjithë lexuesit.“Nga intelektualët e deri te lexuesit më të thjeshtë është vlerësuar si revista më me potencial, më e gdhendur edhe një bashkëpunim më i madh sidomos mes shqiptarëve nga Kosova dhe atyre nga Shqipëria”.

Në fillimet e saj “Jeta… ” kishte 200 faqe, ndërsa tani ka mbi 500 faqe, me tre numra në vit. Revista financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 12 mijë e 500 euro në vit.

Shkelzen Dragaj këshilltar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se kjo ministri, tashmë që nga muaji i shkuar, në bazë të vendimit marrë me datë 12 korrik, do të financojë disa revista letrare.

“Për herë të parë është marrë vendimi që të gjitha revistat që i përzgjedh Këshilli i Librit të financohen nga Ministria e Kulturës. Tani me rregullore çdo vit duhet dhënë mbështetje për revistat letrare” ka thënë Shkelzen Dragaj.

Vendimi është marrë në bazë të Nenit 6 të Ligjit Nr 02/51 për Veprimtarinë botuese dhe librin, duke marrë për bazë rekomandimet e Këshillit të Librit.

Në ëeb faqen e kësaj ministrie, lista e publikuar për revistat që do të financohen, tregon se dy nga katër të tilla, i takojnë komunitetit turk që jeton e vepron në Kosovë: “Jeta e Re” do të financohet me 12.450 euro (N.Sh. Revistat-Rilindja) “Sharri” (Shoqata Kulturore “Ymer Prizreni”) me 2500 euro, “Kosova Imza” (KOTYAZ Shoqata e Shkrimtarëve turk të Kosovës) me 6480 euro dhe “Yekhipe- Bashkimi” (ERDI) me 3700 euro për një vit.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1569 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1569 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 23...

A është ky adresimi i Parashqevi Simakut?

Profili në facebook është i krijuar në emër të saj, më datë 16 dhjetor 2024. Në të, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila...

Lajmet e Fundit