8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Isa Mustafa bllokon kuvendarin e VV-së, Arbër Rexhajn

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka fshirë komentet e kuvendarit të VV-së në Prizren, Arbër Rexhajt, në llogarinë e tij në Facebook.

Rexhaj kishte shtruar një pyetje për komentuesit,  të cilët kanë mbrojtur Mustafën.

“Nuk e kam zakon, por sot iu drejtova Facebook-ut të Isa Mustafws”, tregon Rexhaj,transmeton PrizrenPress.

“I komentova për herë të parë”.

“M’u fshi komenti”

“Sërish të njëjtin koment e bëra”.

“Sërish m’u fshi”.

“Kur prapë e vendosa m’u ndalua e drejta për koment”.

“Një kryeministër që fshin mendimet e qytetarëve të Republikës që udheheq, seriozisht nuk meriton të jetë as njeri!”.

“Komentim tim po e vendos këtu”

“Ju që po komentoni në përkrahje të këtij ish-ministri të Rrahman Morinës, një kryeministri i cili po e fut Serbinë brenda Kosovës, a jeni në gjendje të vdisni në mbrojtje të tij dhe të Serbisë brenda Kosovës?”

“Ne jemi në gjendje të vdesim sot kundër Serbisë dhe kundër Isa Mustafës, sepse veprimet e këtyre nuk tolerohen nga ne”, shkruan ai në Facebook.

“PLDK-ja do ta ketë fundin dhe sic duket fundin e keq!”

“Me kësi lloj nomleklature kolebracionistesh qytetari do ta thotë fjalën e vet”.

“Fundi i Isës dhe Hashimit me Kadri Veslin, që ankoheni se ju kanë vrarë pas luftës do të jetë i dhimbshëm!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hiqet sërish rrjeta e peshkimit në Krajk, vazhdojnë kontrollet në terren

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:30, në zonën e Krajkut është hequr sërish rrjeta e peshkimit nga shefi i rojeve, ndonëse...

Hilë Mosi, patrioti dhe poeti i përkushtuar që i dha zë çështjes kombëtare

Më 22 prill 1885 lindi në Shkodër Hilë Mosi, një nga figurat më të rëndësishme të periudhës së Rilindjes së vonë dhe viteve të...

Lajmet e Fundit