6.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Ragip Begaj sot del para gjykatës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, do të dalë sot para gjykatës në rastin ndaj tij që ka të bëjë me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Seanca e dytë në rastin ndaj tij do të mbahet në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Begajt pasi që dyshohet se gjatë muajve qershor – gusht të vitit 2014 në cilësinë e personit zyrtar ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe autorizimet e tij, me qëllim që një të dëmtuari t’i shkaktojë dëme, duke ia shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës.

Prokuroria pretendon se edhe pse i dëmtuari kishte kontratë të lidhur me Drejtorinë e Arsimit deri më 01.10.2015 si drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Ganimete Tërbeshi’ në fshatin Astrazub, i pandehuri me dashje dhe me dijeni ka hapur konkurs pa ia ndërprerë më parë marrëdhënien e punës të njëjtit, duke e lënë pa vend pune dhe të ardhura për jetën. /Kallxo.com/

Më Shumë

Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj kryeprokurorit Petrit Kryeziu

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka shprehur indinjatë ndaj kërcënimeve të rënda të bëra nga i dyshuari në arrati Egzon Reshani, i cili, sipas...

Hapet një folezë e re për edukimin e fëmijëve në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Në lagjen "Ortakoll" të Prizrenit është hapur një folezë e re për edukimin dhe argëtimin e fëmijëve, në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin e...

Lajmet e Fundit